RUSI- Një avion rus me pasagjerë u detyrua të bëjë ulje të detyruar në një fushë me misër afër Moskës pasi u përplas me një tufë zogjsh.
Avioni kishte në bord 226 pasagjerë dhe 7 anëtarët e ekuipazhit u detyruan të bëjnë pranë aeroportit Zhukovski të Moskës. Avioni Airbus 321 po fluturonte nga Simferopol në Krimea. Një pjesë e zogjve që sulmuan avionin u futën në motor duke shkaktuar dhe dëmtime të tij. U plagosën 23 persona ku, 5 janë fëmijë.
Kompania e linjës ajrore tha se avioni kishte pësuar dëmtime të rënda dhe nuk mund të fluturonte më. Pasagjerët u evakuan nga aeroplani dhe disa u dërguan në spital për të marrë mjekimin e duhur. Ka nisur hetimi për të zbardhur më mirë ngjarjen. Sipas"Daily Mail", kjo ngjarje u krahasua me fluturimin US Airways ku u krye një ulje emergjente në lumin Hudson menjëherë pas ngritjes të ndodhur në vitin 2009.