Arbnora Kolgjeraj Rexha dhe e ëma e saj, Lajde Kolgjeraj, ia kanë caktuar vetes një qëllim të vetëm: ta promovojnë dhe ruajnë trashëgimin kulturore të veshjesh kombëtare nga rajoni i Hasit të Prizrenit.
Arbnora, etnologe dhe antropologe e kulturës, tregon se ajo se çfarë e ka frymëzuar më së shumti ta zgjedhë këtë rrugë, ishte nëna e saj Lajdja, e cila është koleksioniste e rreth 1.000 copave, kryesisht veshjeve nga rajoni i Hasit dhe njëherësh drejtoreshë e ansamblit folklorik “Katarina Josipi” në Zym të Hasit.
"Këtë koleksion e ka filluar nëna pas luftës, diku në vitin 2000-2002, e ka nxitur ajo se shumë prej banorëve kanë qenë në mërgim dhe i kanë lënë veshjet në shtëpi dhe [ato] janë dëmtuar, dhe [nënës] iu kanë dhimbsur shumë sesi po e humbasin një pasuri", thotë Arbnora për Radion Evropa e Lirë (REL).











