Tetë vite më parë konkurronte për kurorën e më të bukurës së Shqipërisë, ndërsa sot Lulzime Faria doli përpara kamerave për të prezantuar një nismë politike. E reja, që foli në emër të një grupi studentësh, njoftoi këtë të enjte, krijimin e partisë “Të Bashkuar për Shqipërinë”, dy ditë përpara protestës kombëtare.
Emri i Lulzime Farias figuron në kronikat rozë të qershorit të vitit 2018, kur në pedonalen e Tiranës u zhvillua edicioni i 20-të i spektaklit “Miss Shqipëria”. Faria konkurronte me numrin 21, mes 31 vajzave nga qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe diaspora. Ndonëse nuk arriti të fitonte kurorën, ajo u vlerësua me çmimin “Miss Miqësia”.









