Njihuni me iluzionet optike më magjepsëse...

-1/0
29 Shtator 2019, 18:15

Të gjithë e njohin kameleonin, i cili kamuflohet për t'u mbrojtur nga grabitqarët, i cili përshtatet në ngjyrë në cdo mjedis që kalon.

Fotografi Joseph Ford është bërë i famshëm për stilin e fotove që ka zgjedhur të bëjë.

"Kërcimtarët e padukshëm" është rezultat i një projekti katër-vjeçar, i cili ka  fotografinë në  bazë të saj me kafshë, njerëz e fruta, të cilat reflektojnë ngjyrat dhe sfondet e vendeve ku ndodhen.

Sipas CNN, për secilën fotografi, Ford ka punuar me Nina Dodd, një thurëse  profesioniste nga Brighton, e cila kaloi mbi 100 orë  duke punuar triko që do të përputheshin me strukturën fizike të vendeve që kishte zgjedhur fotografi.

"Iluzionet optike janë magjepsëse! Ata ju bëjnë të mendoni dy herë. Në një kohë kur hapësira jonë e vëmendjes po bëhet gjithnjë e më e shkurtër, ata kërkojnë përqendrimin tuaj të plotë. Më pëlqen të bëj fotografi që kanë atë efekt tek njerëzit, dhe me të vërtetë kënaqem duke përdorur njerëzit për të krijuar atë efekt. Elementi njerëzor i bën ato më interesante ", është shprehur Ford.

Ai është shprehur se përdor proogramet  Photoshop e CGI për fotot dhe donte të përdorte diçka të vërtetë për të formuar një fantazi.