Opozita firmos djegien e mandateve (FOTO)

Grida Duma

1 / 10

Votimi gjatë Këshillit të PD

2 / 10

Monika Kryemadhi dhe Vangjel Tavo

3 / 10

Vangjel Tavo

4 / 10

Monika Kryemadhi

5 / 10

Ervin Salianji

6 / 10

Formulari

7 / 10

Votimi gjatë Këshillit të PD

8 / 10

Lulzim Basha

9 / 10

Sali Berisha

10 / 10
20 Shkurt 2019, 20:12

Pas vendimit të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike për djegien e mandateve të gjithë deputetët e kësaj partie kanë firmosur një dokument përmes të cilit njoftojnë lënien e mandatit. Report Tv ka siguruar njërin prej dokumenteve që kanë firmosur deputetët, që është unik për të gjithë, ku renditen arsyet e këtij vendimi, nëpërmjet të cilit deputetët demokratë i paraqesin kuvendit dorëheqjen nga posti i tyre. Dokumentin e kanë firmosur të gjithë përveç deputetit të LSI-së, Lefter Koka, i cili dje u shpreh se nuk do i bashkohet aventurës së opozitës. Ndërkohë që përpos deputetëve, dokumentin po e firmosin edhe pjesa tjetër e kandidatëve vijues në listë.

Teksti i dokumentit:

Duke pasur parasysh gjendjen e emergjencës kombëtare, ku ndodhet vendi për shkak:

·  Të asgjësimit të demokracisë funksionale dhe shtetit të së drejtës;

·  Të kapjes së kësaj Qeverie në flagrancë duke vjedhur votat e qytetarëve shqiptarë, siç dëshmojnë edhe dosjet gjyqësore të publikuara nga mediat ndërkombëtare;

·  Të kapjes së kësaj Qeverie në afera flagrante korruptive kriminale;

·  Të eliminimit të parlamentit si një forum i demokracisë;

·  Të paralizës së shtetit, shtypjes sistematike, dhunimit të të drejtave themelore të të njeriut dhe lirive të shqiptarëve duke përfshirë të drejtën e jetës, shëndetit dhe pronës;

Duke mbajtur në konsideratë se për këto shkaqe është krijuar një situatë e paprecedentë e krizës ekonomike, emigracionit masiv kombëtar dhe gjendjes katastrofale të mjerimit social;

Duke mbështetur plotësisht vendimin e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe zgjidhjen politike të ofruar nga opozita e bashkuar të një Qeveria tranzitore, të gatshme për të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm, që do të garantojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe zhbllokimin e procesit të integrimit europian të Shqipërisë, si dhe hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme të parakohshme parlamentare