Peleshi foto Ramës e Zelenskyt, Hasani kujdeset për pastërtinë! 4 ministrat që ndoqën konferencën në reshtin e parë

1 / 7
2 / 7
3 / 7
4 / 7
5 / 7
6 / 7
7 / 7
28 Shkurt 2024, 14:59

Pas samitit kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky mbajtën një konferencë për median e cila veç gazetarëve u ndoq dhe nga 4 ministra të kabinetit qeveritar. Në reshtin e parë të karrigeve ishte ulur ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ministri i jashtëm Igli Hasani, ministrja e shtetit, Elisa Spiropali dhe ministri i Brendshëm Taulant Balla. Të katër ministrat kanë pasur dhe një rol aktiv në mbarëvajtjen e këtij samiti dhe vizitës së parë të presidentit të Ukrainës Zelensky në Tiranë por dhe të vetë konferencës për median pas samitit “Ukraina – Europa Juglindore.

S.G/Shqiptarja.com