Policia e Shtetit ka publikuar këtë të mërkurë në faqen zyrtare të saj në rrjetin social “Facebook” emrat e 31 personave më të kërkuar në qarkun e Shkodrës.
31 personat në fjalë kërkohen për “krime kundër njerëzimit, “vrasje”, “vjedhje me armë”, "vrasje në rrethana cilësuese" e “rrëmbim personi”.
Të dënuar nga tetë vjet e deri me burgim të përjetshëm, Policia e Shtetit fton cilindo që ka dijeni mbi vendodhjen e tyre që të telefonojnë në numrin pa pagesë 112, apo aplikacionin “Komisariati dixhital”, duke i garantuar anonimatin.