Policia operacion blic në Vlorë për ndalimin e lojërave të fatit dhe kapjen e personave me precedent penal!

Lojerat e fatit te konfiskuara nga policia e Vlores

1 / 8

Lojerat e fatit te konfiskuara nga policia e Vlores

2 / 8

Lojerat e fatit te konfiskuara nga policia e Vlores

3 / 8

Lojerat e fatit te konfiskuara nga policia e Vlores

4 / 8

Lojerat e fatit te konfiskuara nga policia e Vlores

5 / 8

Lojerat e fatit te konfiskuara nga policia e Vlores

6 / 8

Lojerat e fatit te konfiskuara nga policia e Vlores

7 / 8

Lojerat e fatit te konfiskuara nga policia e Vlores

8 / 8
16 Qershor 2021, 07:15

Policia ka ndërmarrë një operacion pasditen e sotme në Vlorë për parandalimin e lojërave të fatit dhe kapjen e personave me precedent penal. Gazetari i "Report Tv", Armand Xhelili, bën me dije se po ushtrohen kontrolle në ambientet që frekuentohen nga persona me precedent penal, kryesisht me tendencë krime kundër personit dhe armëmbajtje pa leje.

Si rezultat i këtij operacioni janë arrestuar dy persona, pronarë të pikave të lojërave të fatit, si dhe janë shoqëruar disa të tjerë. Po ashtu janë bllokuar 5 pika lojërash fati. Bëhet me dije se aksioni do të vijojë edhe në ditët në vijim, deri në goditjen e plotë të paligjshmërisë.

Ky operacion në Vlorë vjen vetëm një ditë pas aksionit blic të RENEA, ku u bënë kontrolle në disa ambiente, për kapjen e personave në kërkim, atyre që mbajnë armë zjarri dhe lëndë narkotike.Si rezultat u arrestua edhe Edison Begaj, të cilit iu bë atentat pak kohë më parë, në pragun e shtëpisë.

"Report Tv" publikoi më herë gjatë ditës së sotme edhe videon e momentit të arrestimit të Begaj, i cili u kap në një lokal, ku po qëndronte me miqtë e tij. Gjatë kontrollit, Begajt iu gjet në çantë një pistoletë pa leje dhe një krehër me 5 fishekë.