Në Portit Detar të Vlorës është ankoruar jahti luksoz "Cloudbreak". Jahti mban flamurin Anglez (Ishujt Cayman) dhe është rreth 75m i gjatë. Jahti është aq i madh sa mund të mbajë edhe një helikopter në bord.
Vendi ynë është vizituar nga shume jahte luksoze , ku më i fundit ishte në portin e Sarandës ku është ankoruar përsëri jahti i babait të Emirit të Katarit, Sheikh Hamad Bin Khalifa Al Thani, i cili mban një ndër jahtet më të mëdha dhe luksoze në botë. Jahti luksoz KATARA është 124 metra i gjatë dhe në pronësi të Hamad bin Khalifa Al Thani, ish-Emirit të Katarit.