Prej orës 01:00 vijon zjarr në Kallm, flakët 'përpijnë' 100 ha pisha e shkurre

1 / 12
2 / 12
3 / 12
4 / 12
5 / 12
6 / 12
7 / 12
8 / 12
9 / 12
10 / 12
11 / 12
12 / 12
15 Shtator 2020, 09:38

DURRËS- Rreth 100 ha pisha dhe shkurre janë djegur në zonën e Kallmit, nga zjarri i cili ka nisur rreth orën 01:00 dhe vijon ende edhe gjatë ditë së sotme.

Gazetari i Report Tv, Artur Korriku raporton se në vendngjarje po punojnë për shuarjen e flakëve 3 automjete të drejtorisë, 2 mjete të Portit dhe një nga Shijaku. Terreni është shumë i vështirë, ku pavarësisht punës së 20 zjarrfikësve dhe 4 vullnetarë fikja e zjarrit është e vështirë, teksa flakët po favorizohen edhe nga era.