Prerja e pyjeve në Dibër/ Policia procedon dy persona dhe u sekuestron automjetet

1 / 5
2 / 5
3 / 5
4 / 5
5 / 5
15 Maj 2018, 11:48

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër dhe Bulqizë, në zbatim të Planit të masave për parandalimin dhe goditjen e prerjes së paligjshme të pyjeve, si dhe në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të realizuara për këtë qëllim, gjatë 48 orëve të fundit kanë evidentuar e goditur dy raste.

Filloi procedimi penal në gjendje të lirë, në ngarkim të shtetasve:

I. I, 45 vjeç, banues në Peshkopi, pasi është kapur nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër duke transportuar 5 metër kub lëndë drusore me automjetin tip "IFA", me targë AA 437 HZ, pa dokumentacion përkatës.

P.L, 33 vjeç, banues në Bulqizë, pasi është kapur nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë duke transportuar 5 metër kub lëndë drusore me automjetin tip "IFA", pa targa, dhe pa dokumentacion përkatës.

Lënda drusore dhe automjetet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet do t'i referohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësorë Dibër ,për veprën penale “Prerje e paligjshme e pyjeve” parashikuar nga neni 205, i Kodit Penal.