Teksa pasditen e sotme pritet të miratohet Buxheti në bashkinë e Tiranës, Partia Demokratike e ka konsideruar si një buxhet që do të shtojë taksat dhe tarifat për qytetarë. Me anë të zëdhënëses, Ina Zhupa, PD hedh akuza se bashkia e Tiranës do të vazhdojë me synimet për aferat korruptive dhe të shtojë shpenzimet për administratën.
Zhupa hedh akuza edhe në emër të kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj teksa thotë se ai parashikohet të shpërdorojë paratë e qytetarëve për të vazhduar me projektet korruptive dhe klienteliste.