Miratohet buxheti më i madh në historinë e Tiranës, nga Teatri te Unaza e Madhe...projektet që marrin udhë në 2020

TIRANE- 100 - vjetori i shpalljes Kryeqytet e gjen Tiranën me buxhetin më të madh në historinë e saj. Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi sot Buxhetin e vitit 2020, i cili vjen me një rritje prej 11% krahasuar me vitin 2019, ndërsa parashikon jo vetëm rritje të investimeve publike, por edhe detyrimet që lindin për rimëkëmbjen dhe rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në fjalën e tij para Këshillit Bashkiak, tha se viti që vjen do të jetë një tjetër vit i mbarë për Tiranën, me shumë punë, shumë projekte, që do të na çojnë një hap më pranë objektivit për të ndërtuar Tiranën e gjeneratës tjetër.

Kryebashkiaku premtoi se falë këtij buxheti, në 2020 në Tiranë do të marrin udhë një sërë projektesh të rëndësishme, duke filluar nga Teatri Kombëtar, Piramida, Unaza e Madhe, zgjerimi i Lanës, Zona Ekonomike në Kashar etj. Veliaj nënvizoi se Tirana po bëhet gati për të festuar 100 - vjetorin Kryeqytet dhe askush s’mund të pengojë zhvillimin. Kreu i Bashkisë njoftoi se të gjithë autobusët ndërqytetas që qëndrojnë te ish Dogana do të zhvendosen te kthesa e Kamzës, aty ku po shtrohet terreni për t’i hapur udhë ndërtimit të Terminalit të ri, por njëkohësisht edhe vijimit të punës për ndërtimin e Unazës së Madhe. 

Duke u ndalur te tërmetet që goditën kryeqytetin në shtator dhe nëntor, Veliaj tha se Tirana arriti që të ringrihet në kohë rekord, duke lënë pas traumën psikologjike që shkaktoi kjo fatkeqësi natyrore, por edhe duke nisur rimëkëmbjen dhe rindërtimin. Ai theksoi se edhe në këtë drejtim viti 2020 do të jetë viti i punës, i rindërtimit dhe i shpresës!  Teksa theksoi se Bashkia e Tiranës ka përmbushur angazhimin e saj për rindërtimin nga e para të afro 50 shtëpive të shkatërruara nga tërmeti i 21 shtatorit, Veliaj tha se puna ka nisur edhe për rindërtimin e të gjitha shtëpive që u prishën apo u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit. Ai shtoi se me 300 bonuset e tjera të qirasë që miratoi sot Këshilli Bashkiak, numri total i familjeve që janë prekur nga tërmeti dhe që trajtohen me ndihmë financiare nga Bashkia e Tiranës shkon në 2 mijë gjithsej.

“Jam i bindur se 2020-ta do të jetë një vit i mbarë dhe i paharruar për qytetin tonë. Jemi mbledhur këtu sot, që të marrim disa vendime të rëndësishme së bashku. Na presin shumë punë të mira, që duan shumë energji, vullnet e këmbëngulje për të vijuar në rrugën e drejtë të transformimit të Tiranës. Sot miratojmë buxhetin më të madh në 100 vjet të Bashkisë së Tiranës dhe Buxhetin e 100 vjetorit të Tiranës Kryeqytet. Është një vit jubile për të cilin jemi duke u përgatitur me shumë aktivitete e ngjarje kulturore, për të lënë realisht shenjë në 100 vjetorin e qytetit tonë. Lajmi i mirë për të gjithë qytetarët është se edhe buxheti i vitit 2020 është sërish buxheti më i lartë që ka pasur ndonjëherë Bashkia e Tiranës, i rritur me 11% në krahasim me vitin e kaluar, duke sjellë kështu më shumë investime për ata që kanë vendosur ta quajnë tiranën shtëopinë e tyre të madhe. Fakti që ky është viti i pestë rresht që vijmë përpara Këshillit me një buxhet me rritje, besoj se na jep të gjithëve të drejtën të ndihemi krenarë për punën që kemi bërë, por, ç’është akoma më e rëndësishme, na jep arsye të ndihemi optimistë se viti që vjen do të jetë një tjetër vit i mbarë për Tiranën, me shumë punë, shumë projekte që do të na çojnë një hap më pranë objektivit tonë për të ndërtuar Tiranën e gjeneratës tjetër. Ky është padyshim kurorëzimi më i bukur që mund t’i bëhej një viti shumë të mirë për qytetin dhe një fillim i mbarë i mandatit të dytë”, - u shpreh Veliaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:29
Ardian Civici vlerëson buxhetin e Bashkisë për 2020: Është më i madhi, 100 % i balancuar

1577374253_cv.jpg
Ekonomisti i njohur Prof.Dr. Ardian Civici ka vlerësuar buxhetin e Bashkisë së Tiranës për vitin e ardhshëm si një nga më të mirët. Duke folur në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, Civici theksoi se ky buxhet jo vetëm është më i madhi, por njëkohësisht edhe 100 % i balancuar.

“Buxhet vjetor i kombinuar dhe I harmonizuar me buxhetin afatmesëm, është garanci më shumë.  Garantimi i qëndrueshmërisë financiare është shumë I rëndësishëm në raport me qytetarët dhe transparencën, si nga pikëpamja e paketës fiskale dhe mbi të gjitha se si shpenzohen.  Përveçse është buxheti më i madh në historinë e Tiranës, është edhe një buxhet që tregon rritje në vazhdimësi të buxheteve. Ka një rritje edhe krahasuar me 2019 dhe nga ana tjetër, buxheti është 100 % i  balancuar”, deklaroi Civici.

Ora 15:57
Këshilli Bashkiak miraton buxhetin e Bashkisë së Tiranës për vitin 2020

1577372361_pror.jpg
100 - vjetori i shpalljes Kryeqytet e gjen Tiranën me buxhetin më të madh në historinë e saj. Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi sot Buxhetin e vitit 2020, i cili vjen me një rritje prej 11% krahasuar me vitin 2019, ndërsa parashikon jo vetëm rritje të investimeve publike, por edhe detyrimet që lindin për rimëkëmbjen dhe rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në fjalën e tij para Këshillit Bashkiak, tha se viti që vjen do të jetë një tjetër vit i mbarë për Tiranën, me shumë punë, shumë projekte, që do të na çojnë një hap më pranë objektivit për të ndërtuar Tiranën e gjeneratës tjetër.

“Sot miratojmë buxhetin më të madh në 100 vjet të Bashkisë së Tiranës dhe Buxhetin e 100 vjetorit të Tiranës Kryeqytet. Është një vit jubile për të cilin jemi duke u përgatitur me shumë aktivitete e ngjarje kulturore, për të lënë realisht shenjë në 100 vjetorin e qytetit tonë. Lajmi i mirë për të gjithë qytetarët është se edhe buxheti i vitit 2020 është sërish buxheti më i lartë që ka pasur ndonjëherë Bashkia e Tiranës, i rritur me 11% në krahasim me vitin e kaluar, duke sjellë kështu më shumë investime për ata që kanë vendosur ta quajnë Tiranën shtëpinë e tyre të madhe. Fakti që ky është viti i pestë rresht që vijmë përpara Këshillit me një buxhet me rritje, besoj se na jep të gjithëve të drejtën të ndihemi krenarë për punën që kemi bërë, por ç’është akoma më e rëndësishme, na jep arsye të ndihemi optimistë se viti që vjen do të jetë një tjetër vit i mbarë për Tiranën, me shumë punë, shumë projekte, që do të na çojnë një hap më pranë objektivit tonë për të ndërtuar Tiranën e gjeneratës tjetër. Ky është padyshim kurorëzimi më i bukur që mund t’i bëhej një viti shumë të mirë për qytetin dhe një fillim i mbarë i mandatit të dytë”, u shpreh ai.

Kryebashkiaku premtoi se falë këtij buxheti, në 2020 në Tiranë do të marrin udhë një sërë projektesh të rëndësishme, duke filluar nga Teatri Kombëtar, Piramida, Unaza e Madhe, zgjerimi i Lanës, Zona Ekonomike në Kashar etj. “Jam i vendosur që t’i shkojmë deri në fund çdo projekti që transformon Tiranën dhe e bën atë më të mirë për fëmijët tanë. Megjithatë, kemi parë shpeshherë që për çdo projekt madhor të Tiranës, si dikur me protestat te këndi i lodrave te Liqeni apo Sheshin Skënderbej, të ngrihen çeta me individë që duan të ndalojnë punët e qytetit. Tani është bërë si modë: Sa herë ka një punë të madhe në qytet, ngrihet një çetë respektive, e vogël, që e kundërshton atë në kurriz të shumicës së heshtur, që do zhvillimin e Tiranës. Janë të njëjtët që duan të pengojnë zhvillimin, një herë hiqen si të dashuruar pas artit, një herë tjetër si të dashuruar pas mjedisit. Por, kur vjen fjala për punë, është e fundit që e duan, pasi janë të interesuar vetëm për pengim dhe bllokim”, deklaroi ai.

Veliaj nënvizoi se Tirana po bëhet gati për të festuar 100 - vjetorin Kryeqytet dhe askush s’mund të pengojë zhvillimin. “Sot dua ta bëj të qartë se çdokush që pengon

zhvillimin do të ketë përfundimin e asaj që ndodhi para pak ditësh te Astiri. Tirana nuk ndalet! Qytetarët duan zhvillimin, duan rrugët, duan Piramidën, duan Teatrin, duan Bulevardin e Ri dhe zhvillimin aty, duan transformim në çdo lagje e çdo cep të qytetit. Askush nuk do të guxojë që të ndalë “orën” e Tiranës”, theksoi Veliaj. Kreu i Bashkisë njoftoi se të gjithë autobusët ndërqytetas që qëndrojnë te ish Dogana do të zhvendosen te kthesa e Kamzës, aty ku po shtrohet terreni për t’i hapur udhë ndërtimit të Terminalit të ri, por njëkohësisht edhe vijimit të punës për ndërtimin e Unazës së Madhe.

Duke u ndalur te tërmetet që goditën kryeqytetin në shtator dhe nëntor, Veliaj tha se Tirana arriti që të ringrihet në kohë rekord, duke lënë pas traumën psikologjike që shkaktoi kjo fatkeqësi natyrore, por edhe duke nisur rimëkëmbjen dhe rindërtimin. Ai theksoi se edhe në këtë drejtim viti 2020 do të jetë viti i punës, i rindërtimit dhe i shpresës! “Kjo është mbledhja e fundit për këtë vit, një vit sa i suksesshëm për Tiranën, por po aq edhe sfidues e të vështirë. Them i vështirë sepse tërmeti i 21 shtatorit, e më pas ai shkatërrues i 26 nëntorit, la jo pak shenja në jetën e secilit prej nesh. Ky tërmet nuk do të harrohet lehtë sepse në ditët që e pasuan kuptuam se kemi një forcë të madhe brenda vetes, një forcë që na bëri të ringrihemi më shpejt dhe më të fortë se më parë: Dashuria për njëri-tjetrin. Qyteti ynë sot është më i bashkuar se kurrë e më solidar se asnjëherë tjetër, e kjo më mbush me krenari, entuziazëm dhe energji për vitin 2020. Ndaj, sot kam një urim të veçantë për të gjithë ju, qytetarët e Tiranës, në qendër a në periferi, por edhe qytetarët e qyteteve të tjera që u prekën rëndë nga tërmeti, që tavolinën dhe zemrën ta keni plot në këto ditë”, tha Veliaj.

Ai shprehu mirënjohje të veçantë për më të vegjlit e qytetit, të cilët në këtë situatë aspak normale për Tiranën, u bashkuan duke dhuruar lodrat, librat e fletoret e tyre për bashkëmoshatarët e zonave të prekura nga tërmeti. “E ndërsa ekipet tona të shërbimeve sociale edhe sot janë duke shkuar fshat më fshat për të ndarë dhurata për fëmijët, dua të falenderoj dhe u jap një përqafim të ngrohtë të gjithë fëmijëve të Tiranës, që u përfshinë në “Operacionin Kutia”. Ishte mbresëlënëse të shihje sesa shumë fëmijë të kopshteve apo nxënës shkollash që kishin dëshirë të kontribuonin për bashkëmoshatarët e tyre, që edhe ata të festonin Krishtlindjen dhe Vitin e Ri si gjithë fëmijët e tjerë. Ky operacion iu kushtua të gjithë fëmijëve të prekur nga tërmeti në fshatrat e Tiranës, në Durrës apo Thumanë e Laç, dhe tregoi edhe një herë se vlera më e madhe që ka qyteti ynë është bujaria. Ndaj, i falenderoj të gjithë fëmijët: Më mbushin me krenari për të ardhmen e këtij qyteti e u premtoj se edhe në mandatin e dytë do të punoj për ta, që qyteti të jetë i tyre”, shtoi Veliaj.

Teksa theksoi se Bashkia e Tiranës ka përmbushur angazhimin e saj për rindërtimin nga e para të afro 50 shtëpive të shkatërruara nga tërmeti i 21 shtatorit, Veliaj tha se puna ka nisur edhe për rindërtimin e të gjitha shtëpive që u prishën apo u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit. Ai shtoi se me 300 bonuset e tjera të qirasë që miratoi sot Këshilli Bashkiak, numri total i familjeve që janë prekur nga tërmeti dhe që trajtohen me ndihmë financiare nga Bashkia e Tiranës shkon në 2 mijë gjithsej.

“Puna jonë për rindërtimin nuk mbyllet këtu. Sot kalojmë 300 bonuse qiraje, duke e çuar në afro 2000 numrin total të atyre që trajtohen me qira. Tërmeti i 26 nëntorit na e vështirësoi punën, e viti 2020 do të jetë viti kur duhet të punojmë fort për të mjekuar plagët e asaj fatkeqësie. Me projektin e rindërtimit do të vijojmë që në ditët e para të janarit. Modelin e parë të këtij projekti kemi nisur ta vëmë në jetë për lagjen e re në Vaqarr, aty ku së bashku me Kryeministrin kemi vendosur që ish-Poligoni, i cili dje kaloi me VKM në pronë të Bashkisë së Tiranës, të jetë modeli ynë i parë dhe pastaj do të vazhdojmë edhe në Baldushk, Pezë e Petrelë, Ndroq, Zallherr dhe zona të tjera, ku modeli që kemi preferuar është një model që i qendërzon këto shtëpi. Pra, në vend që të shkojmë në shtëpi në fshatra të largët, ta shfrytëzojmë edhe si një mundësi për t’i afruar. Kjo është një mundësi ideale për të prerë këtë zinxhir të varfërisë, që nuk shkëputet me gjenerata, duke shfrytëzuar mundësinë e një shtëpie të re, por edhe si një shans për një jetë të re për këta fëmijë, që do të shkojnë në shkollë në një klasë me bashkëmoshatarët e tyre dhe jo me shumë veta në një klasë kolektive”, tha Veliaj.

Krahas këtyre projekteve që do prekin kryesisht zonat rurale, Veliaj bëri të ditur se edhe në Tiranën urbane do të nisin disa projekte për disa lagje të reja, ku do të streohen qindra familje, pallatet e të cilave janë shpallur të pabanueshme.

“Me qeverinë po ecim shpejt edhe me disa projekte të tjera për rindërtimin në disa lagje të reja të Tiranës. Kemi filluar projektin për lagjen e re në Kombinat. Duam që zhvillimi cilësor, dinjitoz edhe estetik, të jetë etalon për lagjen e re. Për të gjitha këto arsye, urbanizimi që do të ndodhë në Kombinat do të jetë i paprecedentë. I tillë është ai te “5 Maji”, fundi i kësaj rruge, me lagjen e re që po projektojmë te Bregu i Lumit. Shumica e qyteteve në Europë apo në botë, duke filluar nga Kajro apo Roma, janë zhvilluar buzë lumenjve. Lumenjtë kanë qenë jeta. Ndërkohë, Bregun e Lumit e kemi pasur një fjalë të keqe. Duam që Lumin e Tiranës të mos e shohim si një vend të humbur, por ta transformojmë në një lagje, që mund të jetë një hapësirë ideale për lagjen e re te 5 Maji,. Lagjja tjetër që po përgatitemi ka të bëjë me hapësirën tek Uzina e Autotraktorëve. Duke qenë se një pjesë e pallateve janë dëmtuar në zonën e Kombinatit, besoj se kjo hapësirë që është tashmë në pronë të Bashkisë, mund të jetë nga të parat që fillon, pasi ka edhe më pak kleçka për pronën, e cila është 100% e bashkisë”, tha Veliaj.

Ndërkohë, ai theksoi se e rëndësishme në këtë fazë mbetet edhe ekonomia. Sipas tij, është e domosdoshme që trauma psikologjike që kaluan qytetarët për shkak të tërmetit të mos ndikojë te ekonomia e qytetit.

Ora 12:12
Nga Teatri te Unaza e Madhe, Veliaj prezanton projektet që marrin udhë në 2020: Askush nuk do guxojë të ndalë 'orën' e Tiranës

Kryebashkiaku Veliaj premtoi se në 2020 në Tiranë do të marrin udhë një sërë projektesh të rëndësishme duke filluar nga projekte si Teatri Kombëtar, Piramida, Unaza e Madhe, zgjerimi i Lanës, Zona Ekonomike në Kashar etj. Duke folur në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, Veliaj  shprehu vendosmërinë për të çuar deri në fund projektet për transformimin e Tiranës. 

“Jam i vendosur, unë besoj dhe ju që t’i shkojmë deri në fund çdo projekti që transformon Tiranën dhe e bën atë më të mirë për fëmijët tanë. Megjithatë, kemi parë shpeshherë që për çdo projekt madhor të Tiranës, si dikur, protestat te këndi i lodrave e lodrat te Liqeni apo Sheshin Skënderbej, të ngrihen çeta me individë që duan të ndalojnë punët e qytetit. Tani është bërë si modë: Sa herë ka një punë të madhe në qytet, ngrihet një çetë respektive, e vogël që e kundërshton, në kurriz të shumicës së heshtur që do zhvillimin e Tiranës. Janë të njëjtët që duan të pengojnë zhvillimin, hiqen si të dashuruar pas artit, njëherë si të dashuruar pas mjedisit. Janë të njëjtët njerëz dhe kur vjen fjala për punë, është e fundit që e duan, pasi janë të interesuar vetëm për pengim dhe bllokim”, deklaroi Veliaj.

Veliaj nënvizoi se Tirana po bëhet gati për të festuar 100 – vjetorin Kryeqytet, ndërsa siguroi se çdokush që pengon zhvillimin do ketë fatin e Astirit. “Sot dua ta bëj të qartë se çdokush që pengon zhvillimin do të ketë fatin dhe përfundimin e asaj që ndodhi para pak ditësh te Astiri. Tirana nuk ndalet! Qytetarët duan zhvillimin, duan rrugët, duan Piramidën, duan Teatrin, duan Bulevardin e Ri dhe zhvillimin aty, duan transformim në çdo lagje e çdo cep të qytetit. Askush nuk do të guxojë që të ndalë “orën” e Tiranës”, theksoi Veliaj.

Kreu i Bashkisë bëri të ditur se të gjithë autobusët ndërqytetas që qëndrojnë te ish Dogana, nga 3 janari do të zhvendosen te kthesa e Kamzës, aty ku po shtrohet terreni për t’i hapur udhë ndërtimit të Terminalit të ri, por njëkohësisht edhe vijimit të punës për ndërtimin e Unazës së Madhe.

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pali: 26/12/2019 19:02

    Mos e prek teatrin,,se do ti plasim qyrret....

    Përgjigju
  • Luli: 26/12/2019 14:54

    Rregullo me mire te kete uje 24 ore qe te heqim depozitat

    Përgjigju
  • jari: 26/12/2019 14:19

    lali pleri eshte hajduti me i madh i tiranes me fusha shp , cdi investim behet me dyfushin e cmimit se do 20 perqind lali pleri turp ju qe e votoni o plera

    Përgjigju
  • Lushi nga Barbushi: 26/12/2019 13:33

    Ra termeti 6.4 dhe Teatrit nuk i shkaktoi asnje plasaritje,duhet shemb qe ndertohet me tender fallco dhe perqindja te vije me zarfa per bashkine dhe qeverine.

    Përgjigju
  • Lal Pinoku: 26/12/2019 13:22

    ..o Lali Demagogu..,boll se na mbyte me taksa shpie ,vendore..,pa parking..,plot me plehra e berdhog..,plot lokale e shtesa..pa leje..!

    Përgjigju
  • PËR TIPIN: 26/12/2019 13:08

    O tipi koti ti do kryetar nga ata të qenit spiun bajg salheun. Se ai e bënte fora piramidat anarshi asnjë mos të paguaj korentin uijn e vetëm pensjonistët të paguanin. E tipa si puna jote e quanin jet prall o pall. Po gjith bota që paguan jan budallenj ? ? ? E në të gjith Botën jan ngritur korenti uiji karburanti po siç duket ti se ke kalu ndonjëher pragun e derës. E si tip rëmpalle sdo me dit çfar bohet në Bot. Ti do vetëm spiunin e sërbit që ta shiti Shqiprin. A i shkreti ti që je kaq mihop.Falemnderit për mirkuptimin.

    Përgjigju
    • Denide: 26/12/2019 14:49

      Sharja nuk eshte argument Fakti eshte qe taksat jane shumefishuar dhe aty ku banoj diku afer shkolles baletit nuk ka ndryshuar asgje.Investimet qe ka bere bashkia nuk jene ne raport te drejte me rritjen katostrafike te taksave Tirane Kabul ishte me sali rrumpallen dhe Kabul eshte dhe sot,por me buze te kuqe,me Edi butaforikun qe fut ne burg hallexijte,ndersa ata qe bejne korrupsion me miliona gradohen ministra

  • Tipi: 26/12/2019 12:20

    Normal qe ke super buxhet. Ke fut tabela parkimi me leke thelle ne lagje, ujin e rrite, taksat vendore I ngrite, gjobat e makinave I vene sypetritat direkt...

    Përgjigju
    • Toni: 26/12/2019 13:02

      Bravo i qofte! Nuk do e leme Tiranen si Kabuli sepse ankohen ca te mjere nga trute jo nga xhepi!

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë