Kryeministri Rama mbledh grupin në ish vilën e Enver Hoxhës

Kryeministri Rama

1 / 11

Kryeministri Rama

2 / 11

Elisa Spiropali

3 / 11

Bashkim Fino

4 / 11

Fatmir Xhafaj

5 / 11

Mirela Kumbaro

6 / 11

Mirela Kumbaro

7 / 11

Foto nga takimi

8 / 11

Besa Shahini

9 / 11

Ilir Beqaj

10 / 11

Musa Ulqini

11 / 11
28 Maj 2019, 20:26

Vetëm pak ditë para nisjes së fushatës elektorale, kryeministri Edi Rama pasditen e sotme ka zhvilluar një takim me deputetët dhe drejtuesit e PS-së në qarqe. Në këtë mbledhje kanë qënë 30 socialistë, ministra, deputetë dhe drejtues politikë qarqesh, të cilët kanë biseduar me kryeministrin për strategjinë elektorale dhe fushatën që do të nisi më 1 qershor.

Mbledhja ka nisur në orën 19:00 në zonën e ish-Bllokut tek 'Vila 31' apo siç njihet ndryshe si ish-vila e Enver Hoxhës. Ndërkohë Report tv ka mësuar se në takim është folur për strategjinë elektorale, nga spotet deri tek kalendari i aktiviteteve.

Kujtojmë se hapja e fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ishte parashikuar të mbahej më 31 Maj por për shkak se kjo datë përkonte me datën e protestës së radhës të thirrur nga opozita joparlamentare data u shty për në 1 qershor.

Njoftimin e bëri vetë kryeministri  Rama me letrën e pestë të dërguar kreut të PD-së Lulzim Basha në kuadër hapjes së rrugës për dialog qeveri-opozitë.
 
"Kollaj shtyrja, nuk ishte një datë si ajo zgjedhjeve që s’e kemi ne në dorë", shkruante  Rama.

Ndërkohë opozita vijon me qëndrimet e saj dhe nuk pranon të ulet në dialog. Ndërkohë edhe data e tyre e protestës u shty ku sipas kreut të PD-së Lulzim Basha, shtyrja e protestës vjen për shkak të natës së Kadrit për besimtarët myslimanë. Protesta e radhës është parashikuar të mbahet me 2 qershor.

Në këtë situatë Report Tv gjithashtu mëson se në një kohë kur Basha do të protesojë në kryeqyte, Rama do të prezantojë kandidatin Pjerin Ndreu për bashkinë e Lezhës.

r.k./Shqiptarja.com