Rama viziton efektivët e plagosur tek Spitali Ushtarak, një nga protestuesit tenton ta qëllojë me këpucë

Familjarë të banorëve të Unazës së Re te Spitali Ushtarak

1 / 12

Kryeministri Rama viziton efektivët e plagosur tek Spitali Ushtarak

2 / 12

Këpuca e hedhur nga protestuesi

3 / 12

Përplasja e banorëve në Spitalin Ushtarak

4 / 12

Kryeministri Rama gjatë vizitës në Spitalin Ushtarak

5 / 12

Kryeministri Rama gjatë vizitës në Spitalin Ushtarak

6 / 12

Momenti i arrestimit të përsonit që tentoi të qëlloi Kreministrin Rama

7 / 12

Momenti i arrestimit të përsonit që tentoi të qëlloi Kreministrin Rama

8 / 12

Kryeministri Rama gjatë vizitës në Spitalin Ushtarak

9 / 12

Përplasja e banorëve në Spitalin Ushtarak

10 / 12

Përplasja e banorëve në Spitalin Ushtarak

11 / 12

Momenti ku tentohet të qëllohet Kryeministri Rama

12 / 12
22 Nëntor 2018, 16:20

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vizituar efektivët e plagosur sot nga protestuesit e Unazës së Re. Në momentin kur Rama ka dalë nga ambientet e spitalit Ushtarak, koret e protestuesve kanë ndërprerë prononcimin e tij me fjalët: ”Turp, turp, turp, qeveri e drogës, qeveri e krimit.”. Rama ka marrë fjalën, por një nga protestuesit ka tentuar ta qëllojë me këpucë.

Protestuesi është shoqëruar menjëherë nga policia, ndërkohë që gardistët kanë ndërhyrë për të mos lejuar që këpuca të kapte shefin e qeverisë. Rama ka thënë se dhuna e protestuesve është e patolerueshme. Rama tha se ata duhet të tërhiqen.

Besoj se cdo prind dhe ccdo familje e përfytyron nëse vajza 24-vjecare do të kthehej në shtëpi pa gishtat e dorës.  E patolerueshme dhuna e protestuesve ndaj policies. Banorët bëjnë mirë të tërhiqen.

Edi Rama, kryeministër

Por pas këtij incidenti Rama ka reaguar sërish në Twitter, ku shkruan se kjo protestë është antiligjore dhe e opozitës dhe se nuk ka asnjë shans që të sfidojë ligjin.

"I prekur thellësisht nga humbja e gishtave të dorës të Ina Nukut, policja 24 vjeçare e goditur sot në krye të detyrës dhe nga trishtimi i thellë i nënës së saj .Kjo protestë e turpshme e Antiligjit dhe Opozitës që kērkon mish për top,nuk ka asnjē shans të sfidojë ligjin e shtetin!'-shkruan Rama.

Policia e Shtetit ka shoqëruar 4 persona, dy prej të cilëve janë identifikuar si Flori Protoduari dhe Albert Noku.

Ditën e sotme, protestuesit e Unazës së Re kanë zhvilluar një protestë para Kuvendit, ku kanë dhunuar edhe efektivë të policisë. (Lexo këtu) Nga dhuna u lënduan 13 efektivë policie dhe 3 qytetarë. Njëra nga efektivet e lënduara, Ina Nuka ka humbur dy gishtat e dorës si pasojë e hedhjes së kapsollave nga protestuesit.

r.k./Shqiptarja.com