Nga protesta e dhunshme e banorëve të Unazës së Re sot paradite para Kuvendit u lënduan 13 efektivë policie dhe 3 qytetarë. Report Tv mëson se njëra nga efektivet e lënduara, Ina Nuka ka humbur dy gishtat e dorës si pasojë e hedhjes së kapsollave nga protestuesit. Report Tv ka siguruar momentin kur efektivja e policisë humb gishtat.
Momenti kur efektivja lëndohet nga kapsolla duke humbur 2 gishta
E plagosura është dërguar në spitalin e Traumës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë që një polic tjetër ka humbur dëgjimin nga njëri vesh, pasi kapsolla e ka kapur në pjesën e qafës. I plagosur nga protesta mbeti edhe zv/ drejtori i policisë së Tiranës, Dhimitraq Ziu. Të plagosurit u vizituan në spital edhe nga ministri i ri i Brendshëm Sandër Lleshaj.
Lajmi kryesor: