Përmes një ceremonie funerale më të gjitha nderimet ushtarake Ambasada Britanike zhvilloi varrimin e eshtrave të shtatë aviatorëve britanik të rënë në Shqipëri gjatë luftës së dytë botërore. Ata ishin pjesë e Misionit Ekzekutiv të Operacioneve Speciale në Shqipëri, duke luftuar përkrah forcave partizane shqiptare.
Ambasada britanike në Tiranë organizoi një ceremoni funerali për trupat e zbuluar së fundmi të shtatë anëtarëve të ekuipazhit të avionëve Halifax JP244 Halifax JP244, Skuadroni Nr. 148, i forcave ajrore britanike Royal Air Force. Avioni Halifax JP244 ishte pjesë e Skuadronit Nr. 148 të RAF.
Avionët bombardues “Halifax” dhe “Liberator” ishin angazhuar në furnizimin me armë dhe ndihma për forcat e rezistencës në Greqi, Shqipëri dhe Jugosllavi. Më 28 Tetor 1944, Halifax (JP244S-S) u rrëzua në Bizë gjatë një operacioni furnizimi me ndihma për Misionin Ekzekutiv të Operacioneve Speciale në Shqipëri, ku luftonin përkrah forcave partizane shqiptare.
Të gjithë anëtarët e ekuipazhit humbën jetën në aksident. Në vijim të gjetjes së mbetjeve të avionit në vitin 1960 dhe identifikimit të tij përmes unazës martesore të të ndjerit Rreshter John Thompson, pas kërkimeve në terren Seksioni i Mbrojtjes në Ambasadën Britanike Tiranë zbuloi në vitin 2017 trupat e ekuipazhit. Ceremonia Zyrtare Funerale e ekuipazhit të JP244 u zhvillua tek varret e ushtarëve të rënë britanik në Tiranë.