Raporti i antimafias italiane: Bandat shqiptare, ndër tre më të rrezikshmet

1 / 4
2 / 4
3 / 4
4 / 4
21 Korrik 2018, 22:40

Në raportin e Dia-s (Departamenti i Hetimeve anti-Mafia), grupet kriminale shqiptare konsiderohen si nga më të rrezikshmet në Itali. Në këtë raport shkruhet se tre grupet më të rrezikshme kriminale që veprojnë në Itali janë ato të: 'Ndragetës, Puglias dhe mafiat e krimit rumune-shqiptare.

Sipas raportit të departamentit të antimafias të vlefshëm për gjysmën e dytë të vitit 2017-tës, prania e kriminalitetit të huaj në territor është gjithnjë e më shumë e konsiderueshme nga ana e shqiptarëve dhe rumunëve.

Gjithnjë e më shumë shqiptarët dhe rumunët po 'punojnë' së bashku dhe shfrytëzojnë rrugët e Ballkanit si për trafikimin e drogës po ashtu edhe për tregtinë ilegale të armëve.

Shkruhet në raportin e Dia-s

Më tej në raport shkruhet se fushat e interesit të këtyre bandave janë trafikimi i drogës, prostitucioni dhe vjedhjet e apartamenteve.

b.ha./Shqiptarja.com