VLORË- Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi njëherazi koordinator politik i PS për jugun ka mbledhur ditën e sotme koordinatorët politikë të jugut. Në mbledhje do të jenë pjesë strukturat e PS në këtë qark, deputetë, kryetarë bashkie të rajonit të jugut. Mbledhja u mbajt në ambientet e pallatit të kulturës në Vlorë.
Gjatë mbledhjes Ruçi vuri theksin në përzgjedhjen gjinore të administratës duke parashtruar kushtin e artikuluar më herët nga kreu i qeverisë Edi Rama, se nuk duhet të ketë largime të pajusitifikuara nga puna.











