Sazani pastrohet nga predhat, momenti i shpërthimit në bunker (FOTO)

1 / 10
2 / 10
3 / 10
4 / 10
5 / 10
6 / 10
7 / 10
8 / 10
9 / 10
10 / 10
10 Korrik 2020, 11:16

Ishulli i Sazanit është pastruar nga municionet luftarake. Report Tv publikon pamjet e shpërthimit të municioneve në një nga bunkerët e fortifikuar. Gjate operacionit të forcave xheniere janë shpërthyer municione të paplasura të llojit predha artilerie, të kalibrave: 120 mm; 130 mm dhe 77 mm.

Operacioni u krye në masa të rrepta sigurie në ishullin e Sazanit, i cili vitet e fundit frekuentohet nga turistë vendas e të huaj në periudhën maj – shtator.

Operacioni në Sazan nuk është i fundit nga ana e Forcave të Armatosura, pasi kontrolli dhe monitorimi i gjendjes së sigurisë në këtë ishull do të jetë i vazhdueshëm deri në pastrimin e plotë të zonës, që për vite me radhë ka shërbyer si bazë ushtarake.

Mbyllja e ishullit do të zgjasë deri në fundjavën tjetër, kur do të hapet për turistët.