Sekuestrohen 80 mijë euro, 2900 jen dhe 76 mijë lekë në Rinas

Eurot e sekuestruara

1 / 3

Stekat e cigareve të sekuestruara

2 / 3

Eurot dhe Jenët e sekuestruara

3 / 3
15 Dhjetor 2018, 15:34

Policia e Shtetit ka arrestuar një shtetas kinez dhe ka sekuestruar 80 mijë euro, 2900 juanë kinezë dhe 76 mijë lekë, para të cilat ai i kishte fshehur në trup. 

Bashkë me paratë, kinezit iu sekuestruan edhe 9 steka paketash cigare pa pullë fiskale. Kinezi është identifikuar si Jinëei Liu, 43 vjec. Shqiptarja.com ka mësuar se Liu është tregtar pranë tregut të Medresesë në Tiranë. Ai është shprehur në polici se ka patur për qëllim vetëm që tju shmanget taksave. 

Aktualisht paratë janë sekeustruar deri në përfundim të hetiemve ndërsa ndaj tregtarit i cili kishte të padeklaraura dhe 9 steka cigaresh është ngritur akuza e kontrabandës me mallrat e akcizës si dhe mosdeklarim të hollash.