Sheshi 'Skënderbej', 'Hapësira më e bukur publike për 2018'

1 / 11
2 / 11
3 / 11
4 / 11
5 / 11
6 / 11
7 / 11
8 / 11
9 / 11
10 / 11
11 / 11
20 Qershor 2018, 19:55

Pas vlerësimeve që mori në bienalen e Çikagos një vit më parë, sot sheshi “Skënderbej” ka marrë çmimin prestigjioz Evropian për Hapësirën Publike Urbane 2018. Çmimi u akordua para pak minutash nga Qendra e Kulturës Bashkëkohore të Barcelonës dhe gjashtë institucionet evropiane më të rëndësishme të arkitekturës dhe dizajnit në Europë dhe vlerësimi u bë nga një juri e njohur ndërkombëtare e kryesuar nga arkitektja Olga Tarraso.

Sheshi “Skënderbej” u përzgjodh mes 279 projekteve nga 32 vende të ndryshme europiane, ndërsa më parë ishte zgjedhur mes 25 projekteve finaliste. Çmimin e terhoqi kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, si dhe përfaqësues të studios projektuese 51N4E.

Çmimin Evropian për hapësirë publik urban është një konkurs dyvjeçar organizuar nga Qendra e Kulturës Bashkëkohore të Barcelonës (ÇCB) dhe gjashtë institucionet evropiane me qëllim për të njohur dhe për të inkurajuar projektet e rimëkëmbjes dhe mbrojtjen e hapësirës publike në qytetet tona. Çmimi, i krijuar në vitin 2000 dhe këtë vit feston edicionin e tij të dhjetë

b.ha./Shqiptarja.com