Shkodra miting dhe anti miting

Shkodra miting dhe anti miting

1 / 26

Fushata elektorale e PS

2 / 26

Fushata elektorale e PS

3 / 26

Fushata elektorale e PS

4 / 26

Fushata elektorale e PS

5 / 26

Fushata elektorale e PS

6 / 26

Fushata elektorale e PS

7 / 26

Voltana Ademi

8 / 26

Protesta e PD në Shkodër

9 / 26

Protesta e PD në Shkodër

10 / 26

Protesta e PD në Shkodër

11 / 26

Protesta e PD në Shkodër

12 / 26

Protesta e PD në Shkodër

13 / 26

Protesta e PD në Shkodër

14 / 26

Protesta e PD në Shkodër

15 / 26

Protesta e PD në Shkodër

16 / 26

Protesta e PD në Shkodër

17 / 26

Protesta e PD në Shkodër

18 / 26

Protesta e PD në Shkodër

19 / 26

Protesta e PD në Shkodër

20 / 26

Protesta e PD në Shkodër

21 / 26

Protesta e PD në Shkodër

22 / 26

Protesta e PD në Shkodër

23 / 26

Protesta e PD në Shkodër

24 / 26

Protesta e PD në Shkodër

25 / 26

Kryebashkiakja Voltana Ademi

26 / 26
20 Qershor 2019, 20:39

Pasditen e kësaj të enjteje kryeministri Edi Rama mban takime elektorale në Vaun e Dejës dhe Shkodër për të prezantuar kandidatët për kryebashkiakë, Mark Babani dhe Valdrin Pjetri. Siç kishin paralajmëruar, militantët e PD-së të udhëhequr nga kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, zyrtarë të PD-së në Shkodër dhe ish-ministrin e Brendshëm, Flamur Noka kanë tubuar kundër këtij takimi.

Shkodra thuajse është blinduar nga prezanca e forcave të policisë, kjo pasi kryebashkiakja Ademi e ka refuzuar takimin elektoral të Ramës duke thënë se nuk mund të bëhet fushatë në pedonalen "Kolë Idromeno",  kur presidenti Ilir Meta i ka anuluar zgjedhjet e 30 qershorit.

Incidentet e para u shënuan teksa kryeministri Rama mbante akoma fjalim në Vaun e Dejës, ende pa mbërritur në qytetin e Shkodrës, ku militantët u përplasën me policinë në tentativë për të çarë kordonin e vendosur në pedonale në zonën e organizimit të takimit elektoral. Për të shpërndarë turmën që qëllonte me gurë, shishe qelqi dhe tymyese, policia hodhi gaz lotsjellës.

Më herët disa militantë tentuan t'i bllokojnë rrugën duke dalë në kryqëzimin e Dajçit. Por kreu i qeverisë zgjodhi një tjetër rrugë duke nisur pa incidente takimin e parë elektoral në Vaun e Dejës.

Nga foltorja e Kuvendit kreu i qeverisë, deklaroi në seancën e sotme plenare se kryebashkiakja Voltana Ademi me vendimin për të mos i lejuar PS-së zhvillimin e mitingut në Shkodër mund të ketë në plan për të bërë një tjetër '2 Prill' referuar ngjarjes së 1991 kur u vranë katër persona, ngjarje që konsiderohet dhe si masakra e fundit e komunizmit në Shqipëri.

r.k./Shqiptarja.com