Shqiptarët e goditën me thika, djali i prezantueses italiane tregon plagët e rënda

1 / 4
2 / 4
3 / 4
4 / 4
7 Gusht 2018, 18:36

Një muaj pas ngjarjes ku djali i prezantueses italiane Simona Ventura dhe Stefano Bettarini u sulmua me thikë nga disa të rinj shqiptarë në pjesë të ndryshme të trupit, në fund çdo gjë ka shkuar për mirë.

I riu 19-vjeçar, Nicholas Bettarini, ka postuar disa foto në mediat italiane ku duken qartë shenjat e plagëve.

Çdo problem duket se është mbyllur përveçse dorës, të cilën ende e ka në allçi. Mesa duket për 19-vjeçarin ngjarja e frikshme e 2 korrikut është harruar.

b.ha./Shqiptarja.com