Shtyhet vendimi, Tahiri del me duart lart nga Gjykata (FOTO)

1 / 16
2 / 16
3 / 16
4 / 16
5 / 16
6 / 16
7 / 16
8 / 16
9 / 16
10 / 16
11 / 16
12 / 16
13 / 16
14 / 16
15 / 16
16 / 16
24 Qershor 2020, 10:37

Gjykata e Posaçme e Apelit ka shtyrë vendimin për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Sipas avokatit të ish-ministrit, trupa gjykuese ka kërkuar kohë për të dhënë vendimin. Ndërsa vetë Tahiri pas daljes nga gjykata nuk ka pranuar të flasë për mediat.

Seanca u vendos të mbahet në datën 26 qershor në orën 13:00.

Para hyrjes në Gjykatë, Tahiri është dëgjuar të bëjë një batutë me gazetarët dhe operatorët: "Kështu e hanë të gjithë".

Në seancën e  datës 11 qershor  në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar u lexuan konkluzionet e Prokurorisë.

Prokuroria e përfaqësuar nga Vladimir Mara dhe Dritan Prenci nuk u tërhoqën nga akuzat dhe dënimi 12 vite që kërkuan në Shkallën e Parë. Saimir Tahiri dhe avokati i tij Maks Haxhia kishin përgatitur një mbrojtje prej 131 faqesh përballë trupës gjyqësore që përbëhej nga Albana Boksi, Nertina Kosova dhe Nure Dreni.