TIRANË- Për herë të parë një sondazh në Shqipëri analizon fluksin elektoral pak ditë para zgjedhjeve. Këtë risi publikut ia paraqiti instituti prestigjoz italian Piepoli në bashkëpunim me Report TV. Kur mungojnë vetëm 4 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit vihet re se partia që ka zhgënjyer më shumë elektoratin e saj dhe që me gjasa nuk do ta votojnë përsëri është LSI-së.
Në një krahasim me zgjedhjet e 2017 vetëm gjysma e atyre që votuan LSI-në janë të gatshme ta votojnë edhe të dielën, 51% e tyre. Ndërkohë 29% e votuesve të LSI-së në 2017 do të votojnë të dielën PS, ndërsa 17% e tyre do votojnë në 25 prill PS. Pas LSI-së, përqindjen më të lartë e të zhgënjyerve e ka PDIU e Shpëtim Idrizit, 15, 9% të elektoratit të saj. Ndërsa PD dhe PS nuk kanë shkaktuar një zhgënjim të madh te elektorati që i votoi në 2017.
Shumica e votuesve të cilët nuk kanë qenë votues të asnjë prej 4 forcave kryesore në vitin 2017 do të votonin Partine Demokratike dhe Aleancën për Ndryshim më 25 prill. Kjo edhe për arsyen se shumica e partive të vogla sot janë në një liste me PD. Një përqindje të madhe të kësaj kategorie votuesish shkojnë për PSD e Tom Doshit, më pas do të votohej Nisma Thurje, ndërkohë qëPartia Socialiste dhe LSI do të votoheshin shumë pak nga ish-votuesit e partive politike në vitin 2017, respektivisht 7.9% dhe 3%.












