Sot 29 Nëntori, përkujtohet 77-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë nga pushtimi fashist italian e gjerman! Rama, Meta dhe Nikolla homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

1 / 20
2 / 20
3 / 20
4 / 20
5 / 20
6 / 20
7 / 20
8 / 20
9 / 20
10 / 20
11 / 20
12 / 20
13 / 20
14 / 20
15 / 20
16 / 20
17 / 20
18 / 20
19 / 20
20 / 20
29 Nëntor 2021, 10:24

Sot me aktivitete përkujtimore e tematike festohet 29 Nëntori, 77-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë nga forcat fashiste italiane e gjermane. Por këtë datë politika e feston të ndarë, pasi e djathta feston 28 nëntorin si ditën e Pavarësisë dhe të Çlirimit, ndërsa 29 nëntori është festë vetëm për të majtën.Presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama dhe kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla kanë kryer homazhe dhe nderime në Varrezat e Dëshmorëve, për dëshmorët e rënë për çlirimin e atdheut, ku  kanë vendosur kurora me lule.

Gjithashtu më herët kryeministri Edi Rama postoi një video nga Rruga e Arbrit dhe në këtë formë, i uron shqiptarëve gëzuar 29 nëntorin, festën e Çlirimit të Shqipërisë.

KT/Shqiptarja.com