Sot nisin provimet e maturës, 560 policë angazhohen për mbarëvajtjen e proçesit (FOTO)

Policia e shtetit shoqëron kutitë e tezave

1 / 3

Policia e shtetit shoqëron kutitë e tezave

2 / 3

Policia e shtetit shoqëron kutitë e tezave

3 / 3
7 Qershor 2019, 09:07

Policia e Shtetit ka marrë masat për provimin e maturës që po zhvillohet sot. Në 206 shkolla në të gjithë vendin do të zhvillohet provimi i parë i maturës Shtetërore 2019. Për sigurimin e mbarëvajtjes së provimeve, policia e shtetit ka planifikuar  me shërbim rreth 560 punonjës police dhe 45 automjete policie. Policia ka marrë të gjitha masat për të monitoruar nga jashtë me shërbime policore gjithë procesin e provimit në të gjitha shkollat ku do të zhvillohet provimi.

Njoftimi i plotë nga policia
“Për planifikimin dhe kryerjen e shërbimeve policore gjatë procesit të provimeve të Maturës Shtetërore 2019”, nga strukturat e rendit publik/policimit në komunitet në të gjitha drejtoritë vendore të policisë/komisariatet/stacionet e policisë, si dhe repartet e FNSH-të,  cilat kanë marrë në ruajtje disa objekte, janë marrë masat për garantimin e  rendit  dhe sigurisë si dhe të mbarëvjatjes së procesit përsa i përket detyrimeve që ka Policia e Shtetit.