Sulm terrorist me thikë pranë katedrales 'Notre Dame' në Nicë, tre të vdekur! Një gruaje i pritet koka

1 / 13
2 / 13
3 / 13
4 / 13
5 / 13
6 / 13
7 / 13
8 / 13
9 / 13
10 / 13
11 / 13
12 / 13
13 / 13
29 Tetor 2020, 10:56

Tre të vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur pas një sulmi me thikë pranë katedrales 'Notre Dame' në Nicë deklaruan mediat franceze.  Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin tha se një operacion policor ishte duke u zhvilluar në qytet, ndërsa Kryetari i Komunës së Nicës Christian Estrosi tha se bëhet fjalë për një sulm terrorist dhe i dyshuari për krimin ishte arrestuar. Sipas mediave franceze, një gruaje i është prerë koka. 

Sulmi erdhi brenda disa ditësh nga vrasja e mësuesit francez Samuel Paty, të cilit iu pre koka në Paris këtë muaj nga një islamist i dyshuar pasi ai përdori karikaturat e Profetit Muhamed në një klasë për lirinë e shprehjes.Kjo vrasje e përplasi Francën, duke mbajtur jehonë të sulmit islamik në 2015 në zyrat e revistës satirike Charlie Hebdo, pasi ajo publikoi karikaturat e Profetit Muhamed.

b.ha./Shqiptarja.com