Një akt trishtues tentoi të bënte të shtunën një taksist në Tiranë, i cili me një shishe benzinë tentoi të vetëdigjej përpara godinës së kryeministrisë. Sipas policisë taksisti që tëntoi të vetëflijohej ishte një 39-vjeçar, të cilit i ishte hequr patenta dhe në kushte të rënduara psikologjike ndërmori këtë akt, që nuk u finalizua për shkak të ndërhyrjes së forcave të gardës.
Nga hulumtimet rezulton se taksisti është shumë i njohur në Tiranë. Bëhet fjalë për Uljan Kolgjegja, i cili dallohet për taksinë e veçantë, me të cilën jo vetëm që kryen shërbim, por përcjellë edhe mesazhe qoftë edhe politike.Gjithsesi shumë kush mund ta kujtojë atë për tatuazhin në krah të prezantueses Marina Vjollca që nuk nguroi ta takonte taksistin në fjalë. Jo vetëm kaq, por Kolgjegjja në pjesën e zemrës ka një tjetër tatuazh, këtë herë të Sali Berishës, ish-kryeministrit të Shqipërisë.
(Kliko këtu) VIDEO/ Momentet kur taksisti tenton të vetëdigjet para Kryeministrisë