Teufik Fishta, inxhinieri durrsak që ndërtoi rimorkiatorin e Suezit (FOTO)

Inxhinieri Teufik Fishta

1 / 4

Inxhinieri Teufik Fishta

2 / 4

Inxhinieri Teufik Fishta

3 / 4

Inxhinieri Teufik Fishta (Djathtas)

4 / 4
4 Prill 2021, 13:43

Inxhinjeri podhues i “Carlo Magno”, rimorkiatorit që zhbllokoi në fillim të javës kanalin e Suezit është shqiptar.  Mjeti lundrues i është bashkuar flotës me 14 rimorkiatorë që punuan në Suez disa ditë pa sukeses, ndërsa shtypi italian ka vlerësuar kontributin e rimorkiatorit të prodhuar në vitin 2007 në kantierin e Ravennas.

Ing. Teufik Fishta, i cili ka drejtuar kantierin “Rosetto Marino” ku u ngrit rimorkiatori, e ka ndjekur nga ekrani i televizorit në shtëpinë e tij në Tiranë, të gjithë operacionin e Suezit për spostimin e anijes “Ever Given” me gjatësi 400 metra.

Pensionist që nga viti 2017 ing. Tofi, siç e njohin të gjithë, është kthyer pas më shumë se 25 vitesh nga drejtimi i kantierit në Ravenna dhe jeton në kryeqytet.

“I lexova lajmet e më dhanë shumë kënaqësi – shton Fishta.

Tofik Fishta tregon se rimorkiatori “Carlo Magno”, i cili u shfrytëzua për zhbllokimin e kanalit të Suezit është ndërtuar në vitin 2006-2007 në kantierin “Rosetti”.

b.ha./Shqiptarja.com