Tirana, një prej tre finalisëve për çmimin europian të transformimit

Foto nga Sheshi Skënderbej

5 / 5

Foto nga Sheshi Skënderbej

1 / 5

Foto nga Sheshi Nënë Tereza

2 / 5

Pazari i Ri

3 / 5

Pazari i Ri

4 / 5

Foto nga Sheshi Skënderbej

5 / 5

Foto nga Sheshi Skënderbej

1 / 5
16 Nëntor 2018, 10:32

Tirana u përzgjodh ndër 3 finalistet për çmimin europian mbi veprimtarinë transformuese gjatë vitit 2018. Kryeqyteti shqiptar u vlerësua në mënyrë specifike për aksionin lidhur me rritjen e hapësirës së gjelbër urbane rreth qytetit.

Tirana u vlerësua gjithashtu edhe për angazhimin e qytetarëve në aksionet e ndërmarra për transformimin e qytetit.

Një pjesë e madhe e politikave të zbatuara gjatë kësaj kohe në qytetin e Tiranës kanë rënë në sy jo vetëm nga qytetarët e Tiranës por edhe përtej Tiranës.

Arbi Mazniku, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës 

Për zëvendës kryebashkiakun e Tiranës, ky çmim i shkon të gjithë qytetarëve të Tiranës që morën pjesë në aksionin e pyllit orbital rreth e qark qytetit.

Ne, gjatë sezonit të mbjelljeve, vitin që shkoi, prej muajit nëntor deri në muajin mars, prill arritëm të mbillnim më shumë se 126 mijë pemë.

Arbi Mazniku, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës

Dy finalistet e tjera ishin Bolonja, për rritjen e angazhimit qytetar lidhur me rigjenerimin e komunave urbane dhe qyteti belg i Gentit, për transformimin e sistemit vendor të ushqimit nëpërmjet modeleve të qeverisjes pjesëmarrëse.