Një atmosferë festive mbushi Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës, ku kampioni Gentjan Shaqiri solli Kupën e Kampionatit Europian FIA, kategoria “Hill Climb”, pas një sezoni triumfues që e vendosi mes emrave më të mëdhenj të motorsportit.
Duke garuar me Renault Tatuus 2000, një makinë që arrin mbi 230 km/h, Shaqiri mposhti rivalët më të fortë dhe theu një hegjemoni 10-vjeçare në këtë sport.
"Disiplina dhe përkushtimi janë thelbësore, si në garat automobilistike, ashtu edhe në financa. Një vendim i zgjuar mund të të çojë drejt fitores, ndërsa një gabim mund të të kushtojë shumë," u shpreh ai në një bisedë frymëzuese me studentët.











