Vëllai i grabitësit të vrarë në Rinas, lidhja me PD-në dhe zgjedhjet e 2017-ës

Postimi i Murataj me selinë e PD

1 / 6

Postimi i Murataj (Selia e PD)

2 / 6

Murataj vëzhgues në zgjedhjet e 2017

3 / 6

Postimi për Azem Hajdari

4 / 6

Postimi i Murataj në selinë e PD

5 / 6

Murataj jashtë zyrave të Komisionit Europian

6 / 6
11 Prill 2019, 22:30

Vëllai i Admir Muratajt, Ilir Murataj, i cili ditën e djeshme pasi identifikoi trupin e vëllait të tij të vdekur tha se do t'i gjejë ata që e kanë lënë të vëllain në rrugë, është i njohur ndryshe si Can Murataj, pasi prej disa viteh e ka ndwrruar emrin.

 Në rrjetet sociale ai ka postuar edhe një foto ku shfaqet selia e Partisë Demokratike. Bashkë me të ai ka postuar edhe foton e tij, ku shfaqet në një ashensor. Nga renditja e fotove duket se ai ka pozuar brenda ashensorit të selisë së Partisë Demokratike.

Ndërkohë Murataj ka postuar edhe një video ku shfaqen të dhënat e tij si vëzhgues i shoqërive civile në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.

r.k./Shqiptarja.com