Veprat e panjohura të Sadik Kacelit (FOTO)

Librat e vjetër të sjella nga Franca në bibliotekën e Kacelit

1 / 17

Vepër e Sadik Kacelit

2 / 17

Vepër e Sadik Kacelit

3 / 17

Vepër e Sadik Kacelit

4 / 17

Bruon Kaceli

5 / 17

Skulpturë “Autoportret” i Sadik Kacelit

6 / 17

Sadik Kaceli

7 / 17

Vepër e Sadik Kacelit

8 / 17

Vepër e Sadik Kacelit

9 / 17

Vepër e Sadik Kacelit

10 / 17

Vepër e Sadik Kacelit

11 / 17

Librat e vjetër të sjella nga Franca në bibliotekën e Kacelit

12 / 17

Skulpturë “Autoportret” i Sadik Kacelit

13 / 17

Vepër e Sadik Kacelit

14 / 17

Vepër e Sadik Kacelit

15 / 17

Librat e vjetër të sjella nga Franca në bibliotekën e Kacelit

16 / 17

Vepër e Sadik Kacelit

17 / 17
30 Janar 2019, 10:05

Studioja e Buron Kacelit, piktorit të njohur shqiptar, është e ndarë në dy kohë, në dy botë. Aty janë gjurmët e babait të tij, Sadik Kaccelit (1914- 2000), piktorit më të shquar shqiptar, që ishte pjesë e plejadës së piktorëve të rëndësishëm të shekullit XX-të, atyre që konsoliduan realizmin kritik në pikturën shqiptare, me ndikimet më të mira të artit francez e italian.

Një shëtitje në këtë studio me të birin, Buron Kacelin, të bën të rikthehesh tek veprat e hershme. Janë vlerat estetike, të rigjallëruara në kohë që të thërrasin, është fryma e krijuesit ende e gjallë. Të shpërndara në harmoni perfekte krahas veprave të Buronit- një individualitet tjetër i artit shqiptar, pikturat e Sadik Kacelit rrinë bukur së bashku, pa prekur “në ngjashmëri” njëra-tjetrën.

Por ja që studioja të duket ende si e Sadik Kacelit, sepse të birit, i pëlqen të ruajë thesaret e krijimtarisë aty, në shenjtërinë e vet. E këto thesare shkojnë përtej çdo çmimi si një vlerë e patjetërsueshme e artit shqiptar. Buron Kaceli në një intervistë për “Shqiptarja.com” rrëfen me modesti veprat e rralla, të cilat zbulohen aty fjalë pas fjale, ndërsa duke i fotografuar, edhe ato pak fjalë duken të tepërta. Le t’i tregojmë përmes fotove të bëra nga “Shqiptarja.com” se çfarë zbuluam në studion “Kaceli”.

Së bashku me Buron Kacelin kemi kujtuar fillesat e artit pamor shqiptar, vitet 1932–1936, kur Kaceli studionte në Shkollën e vizatimit të Tiranës nën drejtimin e pedagogëve Mario Ridola, Andrea Kushi dhe Abdurrahim Buza. Kujtuam vitin 1936, kur Sadik Kaceli shkoi në Paris dhe ndoqi studimet në “Ecole National Supperieurs des Beaux-Arts”.

b.ha./Shqiptarja.com