Viti mbarëkombëtar i Skënderbeut/ Ekspozohet harta e rrallë detare, Rama: Sjell veprën e gjallë të heroit tonë

Harta detare e realizuar në vitin 1455, ku edhe shkruhet emri i heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu

1 / 16

Harta e rrallë detare e realizuar në vitin 1455

2 / 16

Harta e rrallë detare e realizuar në vitin 1455

3 / 16

Harta e rrallë detare e realizuar në vitin 1455

4 / 16

Harta e rrallë detare e realizuar në vitin 1455

5 / 16

Harta e rrallë detare e realizuar në vitin 1455

6 / 16

Harta e rrallë detare e realizuar në vitin 1455

7 / 16

Harta e rrallë detare e realizuar në vitin 1455

8 / 16

Harta e rrallë detare e realizuar në vitin 1455

9 / 16

Foto nga ceremonia për Vitin Ndërkombëtar të Skënderbeut

10 / 16

Kryeministri Edi Rama gjatë ceremonisë

11 / 16

Kryeministri Edi Rama gjatë ceremonisë

12 / 16

Kryeministri Edi Rama gjatë ceremonisë

13 / 16

Foto nga ceremonia

14 / 16

Foto nga ceremonia

15 / 16

Foto nga ceremonia

16 / 16
27 Nëntor 2018, 21:27

Në mbyllje të jubileut për vitin mbarëkombëtar të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skenderbeut, në 550-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta, kryeministri i vendit Edi Rama ka prezantuar hartën detare të vitit 1455 (SHIKO KËTU).

Harta e siguruar nga Biblioteka Qendrore e Romës, është sjellë në Shqipëri nga Alberto Cutillo, ambasadori i Italisë dhe do të ekspozohet deri më a5 dhjetor në Qendrën për hapje edhe Dialog në Tiranë. Harta detare është realizuar në vitin 1455, nga hartografi gjenovez, Bartolomeo Pareto për Papën Nikolla V.

Gjatë fjalës së tij para prezantimit të hartës, kryeministri Rama dha lajmin se në katin e poshtëm të godinës së Kryeministrisë po ndërtohet muzeun historik i saj ku edhe do të vendosen të gjitha dhuratat e bëra.  

Më tej, kryeministri Rama citoi Fan Nolin, i cili shprehej se nëse shqiptarët vërtetojnë dokumentarisht saktësinë e tri fushatave të sulltanëve të Krujës dhe dështimin e tyre atëherë ne kemi vërtetuar se gjithë historia e shkuar për Skënderbeun është e vërtetë.

Artifakti që do të shikoni, një hartë në një lëkurë viçi ende të palindur është më shumë se një vepër. Ajo e sjell veprën e Skënderbeut të gjallë. Nëse Skendërbeu do të kishte qënë një mit pas vdekjes në një vend të atij për të cilin e njohim, ky emër nuk do të ishte shkruar.

Edi Rama, kryeministër

Në mbyllje të fjalës së tij, Rama iu referua përshkrimit të Papës për heroin tonë kombëtar: "Ne kemi pastur një mendim të mirë për fisnikërinë tënde. Qofsh shembull për të gjithë princat e krishterë. Pas fjalës së Romës  çështja është e mbyllur."

 

Harta e cila daton që më 1455, ishte e zhdukur për 2 shekuj e gjysmë dhe u gjet në një depo.Ajo vizualizon elemente dekorative dhe shenjon vende me interes të posaçëm; rrëfen një bashkëkohësi ngjarjesh historike, në mënyrë të veçantë trysninë osmane në Europë, e posaçërisht në gadishullin e Ballkanit. Veçmas aty, në hapësirën e Arbërit, shquhet një toponim i pazakontë “Scandrebeco”. Ky toponim i ngulët në qendër të hartës, përfaqëson jo vetëm një zbulim të mirëfilltë në rrafsh albanologjik por edhe një kontribut të paçmuar në zdritjen e personalitetit real të heroit arbëror Gjergj Kastriotit.

Në kartolinën që shoqëron hartën detare shkruhet, se: “Harta shquan nga prania e mjaft elementëve dekorative dhe e vendeve me interes të posaçëm, mes të tjerash ajo rrëfen bashkëkohësi ngjarjesh historike, në mënyrë të veçantë trysnin Osmane në Europë, e posaçërisht në Gadishullin e Ballkanit, ku në hapësirën e Arbërit bie në sy, toponimi i pazakontë “Scanderbeco””.

Heroi Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu la ushtrinë turke në Hungari për të luftuar osmanët nga Kruja në 28 nëntor të vitit 1443. Ndërsa, 2018-ta është shpallur Viti Mbarëkombëtar i Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut, për 550-vjetorin e tij të ndarjes nga jeta.

r.k./Shqiptarja.com