Vrau dy prostituta në Itali, arrestohet anëtari i bandës së 'Llanajve', sekuestrohet arsenal armësh (FOTO)

Armët e sekuestruara Tesilvan (Tesi) Basho dhe vëllait të tij

1 / 16

Tesilvan (Tesi) Basho

2 / 16

Tesilvan (Tesi) Basho

3 / 16

Tesilvan (Tesi) Basho

4 / 16

Tesilvan (Tesi) Basho

5 / 16

Droga e sekuestruar Tesilvan (Tesi) Basho

6 / 16

Droga e sekuestruar Tesilvan (Tesi) Basho

7 / 16

Radio të sekuestruara Tesilvan (Tesi) Basho

8 / 16

Armët e sekuestruara Tesilvan (Tesi) Basho dhe vëllait të tij

9 / 16

Armët e sekuestruara Tesilvan (Tesi) Basho dhe vëllait të tij

10 / 16

Armët e sekuestruara Tesilvan (Tesi) Basho dhe vëllait të tij

11 / 16

Armët e sekuestruara Tesilvan (Tesi) Basho dhe vëllait të tij

12 / 16

Armët e sekuestruara Tesilvan (Tesi) Basho dhe vëllait të tij

13 / 16

Armët e sekuestruara Tesilvan (Tesi) Basho dhe vëllait të tij

14 / 16

Eurot e sekuestruara Tesilvan (Tesi) Basho dhe vëllait të tij

15 / 16

Tesilvan (Tesi) Basho

16 / 16
16 Tetor 2019, 14:29

SELENICË- Pas më shumë se tre viteve në arrati, është arrestuar në Selenicë, Tesilvan (Tesi) Basho, anëtar i bandës së 'Llanajve' në Vlorë, si dhe vëllai i tij, Satilno Basho. 

Siç raportoi më herët gazetarja e Report Tv, Xhensila Kodra, Tesilvan, ose siç ai njihet, Tesi është një person me rrezikshmëri të lartë, i dënuar në Itali me burgim të përjetshëm për vrasje, si dhe me precedent të theksuar kriminal në Shqipëri, në fushën e krimeve kundër personit dhe në fushën e narkotikëve. Ai ka vrarë dy vajza që ushtronin prostitucion në qytetin e Torinos, Itali, njërën prej të cilave e shfrytëzonte 38-vjeçari. Ai ishte arrestuar në vitin 2016 në Itali, por vetëm pak kohë më vonë duke shfrytëzuar transferimit e tij pas tërmetit që "shkundi" Italinë, së bashku me dy shok të tjerë qelia u arratis nga dritarja e burgut, me çarçaf dhe shkopa fshese.

Në momentin e arrestimit nga unformat blu, 38-vjeçari tentoi largohet, por kjo tentativë rezultoi e dështuar. Ndërkohë, në pranga është vënë edhe vëllai i tij, Satilno Basho mbi të cilin rëndon akuza për "Shtrëngim me dhunë për dhënie pasurie". Dy vëllezërit në në janar të vitit 2017, nëpërmjet dhunës, kanë kërcënuar për dhënie pasurie rreth 100 mijë euro një biznesmeni, e ndërsa akuzohen edhe për kryerje të veprave të tjera penale, si vrasje apo në fushën e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Dy vëllezërve u është sekuestruar një arsenal armës, municione, tritol e lëndë narkotike.

Më konkretisht: 4 armë zjarri Kallashnikov me 6 krehëra me fishekë, 1 armë zjarri pistoletë me dy krëhra, kallëp me lëndë eksplozive, jelek antiplumb, pajisje elektrike që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike, 10 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, 5 radio marrëse - dhënëse si të Policisë, 900 euro, si dhe dokumente të ndryshme.