Vrau 2 prostituta në Itali e u arratis nga burgu me çarçaf e shkopinj fshese, arrestohet anëtari i bandës së 'Llanajve' në Vlorë

SELENICË- Pas më shumë se tre viteve në arrati, është arrestuar në Selenicë, Tesilvan (Tesi) Basho, anëtar i bandës së 'Llanajve' në Vlorë, si dhe vëllai i tij, Satilno Basho. 

Siç raportoi më herët gazetarja e Report Tv, Xhensila Kodra, Tesilvan, ose siç ai njihet, Tesi është një person me rrezikshmëri të lartë, i dënuar në Itali me burgim të përjetshëm për vrasje, si dhe me precedent të theksuar kriminal në Shqipëri, në fushën e krimeve kundër personit dhe në fushën e narkotikëve. Ai ka vrarë dy vajza që ushtronin prostitucion në qytetin e Torinos, një prej të cilëve e shfrytëzonte edhe vetë. Ai ishte arrestuar në vitin 2016 në Itali, por vetëm pak kohë më vonë duke shfrytëzuar transferimit e tij pas tërmetit që "shkundi" Italinë, së bashku me dy shok të tjerë qelia u arratis nga dritarja e burgut, me çarçaf dhe shkopa fshese.

Në momentin e arrestimit nga unformat blu, 38-vjeçari tentoi largohet, por kjo tentativë rezultoi e dështuar. Ndërkohë, në pranga është vënë edhe vëllai i tij, Satilno Basho mbi të cilin rëndon akuza për "Shtrëngim me dhunë për dhënie pasurie". Dy vëllezërit në në janar të vitit 2017, nëpërmjet dhunës, kanë kërcënuar për dhënie pasurie rreth 100 mijë euro një biznesmeni, e ndërsa akuzohen edhe për kryerje të veprave të tjera penale, si vrasje apo në fushën e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Dy vëllezërve u është sekuestruar një arsenal armës, municione, tritol e lëndë narkotike.

Më konkretisht: 4 armë zjarri Kallashnikov me 6 krehëra me fishekë, 1 armë zjarri pistoletë me dy krëhra, kallëp me lëndë eksplozive, jelek antiplumb, pajisje elektrike që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike, 10 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, 5 radio marrëse - dhënëse si të Policisë, 900 euro, si dhe dokumente të ndryshme.

Ndërkohë që në Vlorë ka masa të shumta policie, ku sipas burimeve pritet të ketë arrestime të tjera.

Deklarata e policisë
Operacioni nga Departamenti i Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, Forcat Speciale “Renea”, Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë.

Kapet një person me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore, i dënuar në Itali me burgim të përjetshëm për vrasje, si dhe me percedent të theksuar kriminal në Shqipëri, në fushën e krimeve kundër personit dhe në fushën e narkotikëve.  Gjatë operacionit kapet dhe vëllai i tij për "Shtrëngim me dhunë për dhënie pasurie".

Sekuestrohen arsenal armësh, municione, tritol e lëndë narkotike. Policia e Shtetit, në kuadër të planit të posaçëm të masave për kapjen e personave  të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, si rezultat i punës gjurmuese dhe hetimore, falë edhe bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, gjatë paradites së sotme, ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Selenica”.

Departamenti i Policisë Kriminale pas informacioneve të grumbulluara, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, Forcat Speciale “Renea”, Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë, në kuadër të operacionit " Selenica ", si rezultat i ndërhyrjes profesionale ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të personit me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore, Tesi alias Tesilvan Basho, 38 vjeç, banues në Selenicë, Vlorë.

Ky shtetas në momentin e ndërhyrjes së Policisë ka tentuar të reagojë dhe të largohet, por falë veprimeve profesionale të Policisë është neutralizuar dhe vënë në pranga.

Këtë shtetas, Gjykata e Torinos /Itali në vitin 2016 e ka dënuar me burgim të përjetshëm, për veprat penale "Vrasja", "Shfrytëzim prostitucioni" dhe "Mbajtja dhe transportimi pa leje i armëve të zjarrit". Më datë 24.01.2008, ky shtetas ka vrarë me armë zjarri dy shtetase që ushtronin prostitucion në qytetin e Torinos, Itali, njërën prej të cilave e shfrytëzonte ky shtetas për prostitucion. 
Shtetasi Tesi Basho në 2016 është arratisur nga burgu i Rebibbos në Itali.

Gjithashtu u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Rrethit Vlorë, i vitit 2019, e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasin Tesi (Tesilvan) Basho, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.  Po gjatë operacionit të paradites së sotme, forcat e Policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin edhe të shtetasit Satilno Basho, 33 vjeç, banues në Vlorë, vëllai i Tesi Bashos. Për këtë shtetas kishte urdhër-ndalimi nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, i dyshuar për veprën penale "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie". Të dy vëllezërit dyshohet se në janar të vitit 2017, nëpërmjet dhunës, kanë kërcënuar për dhënie pasurie rreth 100 000 euro një shtetas.

Gjithashtu, këta shtetas dyshohen edhe për kryerje të veprave të tjera penale në fushën e krimeve ndaj personit dhe të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 armë zjarri Kallashnikov me 6 krehëra me fishekë, 1 armë zjarri pistoletë me dy krehëra, kallëp me lëndë eksplozive, jelek antiplumb, pajisje elektrike që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike, 10 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, 5 radio marrëse - dhënëse si të Policisë, 900 euro, si dhe dokumente të ndryshme.

Policia e Shtetit siguron qytetarët se është tërësisht e angazhuar për krijimin e një ambienti sa më të sigurt dhe fton cilindo që të denoncojë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital çdo rast të paligjshmërisë.

B.K./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Damjani: 16/10/2019 17:23

    Ja dilni tani e shani Fredin o funderrina. Ja nxinë emrin Shqipërisë dhe shqiptarëve vlonjatët. E keqe e madhe janë pu pu pu..

    Përgjigju
  • Vlora: 16/10/2019 17:22

    Ri ne burg tani bej sehir ca do ndodh me te dashurit e tu se kshu ka lezet te vdesesh nga vuajtja jo nga plumbi far e keqe

    Përgjigju
    • Ani ani: 20/10/2019 08:01

      Atij i blan miza hekur dhe atje ku eshte ...kush ka byth te flasi ... fare keqe jeni ju qe flisni pas krahve si hijena ..

  • Eno: 16/10/2019 16:39

    Ky ishte nje njeri ordiner qe bente vrasje me lek me nga 10 mi euro 20 mi euro ju lumte Dora qe e kapet kete njeri legen se njeriu nuk vritet me lek. Po Robi si do tja bej tani se Po i vin radha do vdesi se ju kap shoku

    Përgjigju
  • Kaçi: 16/10/2019 16:20

    Hahahahhaha o gangsterr, pse sja bere nje here gangsterrin policis se shtetit,ketyre çunave te nderuar me kapuça???? Apo kishe frik se mos dilje ne shtylle?? Hahahahahhaha vuaj denimin tani KRIMB, VEMJE.

    Përgjigju
    • Anni ani: 20/10/2019 08:03

      Pse.e pe.ti ca u beri policave ai qe flet..apo te... motren ty ai e flet tani.

    • Laçoja: 17/10/2019 10:34

      Tani kete do e shpartallojn nga mbrapa në burg!

    • Albi: 16/10/2019 18:42

      kaçi... ti je nje krimb si shume te tjere aty... ai e ka treguar trimerine me te gjith kapuca e pa kapuca, dhe te gjitha kto jane shpifje qe po thuhen. Per fajin e plerave si puna juaj... nqs je kaq i drejte e diskutojme nga afer kete bisede.

    • Vlora: 16/10/2019 17:32

      Ik o kaci los me kukulla lapanjos

  • Ai miku nga vlora: 16/10/2019 15:02

    Ka vrare 2 tutor prostitutash ne torino nje mashkull dhe nje femer.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Mbyllja e TikTok në Shqipëri/ The Telegraph: Ndalimi i parë i këtij lloji në Europë

Mbyllja e TikTok në Shqipëri/ The Telegraph: Ndalimi i parë i këtij lloji në Europë