Zhvilloi takim elektoral në shkelje të masave anti-COVID, gjobitet me 5 mln lekë ish-deputeti i LSI Endrit Braimllari (FOTO)

1 / 9
2 / 9
3 / 9
4 / 9
5 / 9
6 / 9
7 / 9
8 / 9
9 / 9
11 Shkurt 2021, 11:46

Ish-deputeti i LSI Endrit Braimllari është gjobitur me 5 mln lekë pasi ka organizuar aktivitet politik në kundërshtim me masat anti-COVID në Maliq.

Njëkohësisht është ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, edhe administratorja e lokalit e cila lejoi zhvillimin e këtij aktiviteti. Aktiviteti për të cilin është vënë gjobë është zhvilluar më datë 7 shkurt ndërsa gjoba është vendosur ditën e sotme, kjo për shkak edhe të shtrëngimit të masave kufizuese nga ana e Komitetit Teknik të Ekspertëvë të cilët kanë vendosur që duke nisur nga sot, kufizimi i lëvizjes fillon në orën 20:00 dhe jo në 22:00 siç ka qenë më parë.

"Organizoi aktivitet politik në kundërshtim me Aktin Normativ për marrjen e masave parandaluese për përhapjen e COVID-19, ndëshkohet me masë administrative 5.000.000 lekë, përfaqësuesi i një subjekti politik. Njëkohësisht ndëshkohet me masë administrative 1.000.000 lekë, edhe administratorja e lokalit e cila lejoi zhvillimin e këtij aktiviteti.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, pas konstatimit në rrjetet sociale se përfaqësuesi i një subjekti politik konkretisht shtetasi E. B., kishte organizuar dhe zhvilluar në ambientet e një lokali në qytetin e Maliqit, një aktivitet duke krijuar grumbullime personash në kundërshtim me Aktin Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020, Neni 3, pika 2, e kanë ndëshkuar me masën administrative 5.000.000 lekë. Gjithashtu është ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, shtetasja Z. B., pasi lejoi zhvillimin e aktivitetit në ambientet e lokalit që ajo administron, duke shkelur Aktin Normativ.", thuhet në njoftim.

b.ha./Shqiptarja.com