Kosova & Rajoni
-
Për këto zgjedhje janë certifikuar 28 subjekte politike me 1.280 kandidatë. Në fletëvotim, qytetarët do të mund të zgjedhin një subjekt politik dhe deri në dhjetë kandidatë për deputetë. Ky është një ndryshim pas miratimit të Ligjit të ri për zgjedhjet. Në të kaluarën, qytetarët kanë pasur mundësinë të zgjedhin deri në pesë kandidatë.
6 Janar, 15:36 -
Ndarja nga jeta e ish-kryeministrit grek Simitis, flet në Report Tv, Luan Zyka: Lejoi futjen e NATO-s nga Selaniku drejt Kosovës kundër Millosheviçit! Ishte mik i shqiptarëve
6 Janar, 14:42Luan Zyka, kreu i shoqatës së shqiptarëve në Greqi foli për Report Tv me lidhje Skype pë ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit të Greqisë Kostas Simitis. Ai i shërbeu vendit si kryeministër nga radhët e PASOK në vitet 1996-2004.
-
Serbia shqyrton mundësi për furnizimet me naftë e gaz pas sanksioneve të supozuara amerikane
5 Janar, 20:37Qeveria e Serbisë e ka miratuar një vendim për themelim të një trupi koordinues për t’i garantuar furnizimet me gaz dhe naftë, pas vendosjes së sanksioneve potenciale amerikane në Industrinë e Naftës së Serbisë (NIS), për shkak të pronësisë ruse.
-
Shaip Kamberi: Kërcënimet e Vuçiç, sjellje tipike prej autokrati fuqia e të cilit po perëndon
5 Janar, 16:10Kërcënimet e fundit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, janë sjellje “të një autokrati fuqia e të cilit po perëndon”, ka thënë sot deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.
-
-
Kosova detyrohet të paguajë Behgjet Pacollin çështjen e hotelit ‘Grand’, biznesmeni fiton në Arbitrazh
5 Janar, 07:28Shteti i Kosovës është detyruar të rikthejë deputetit dhe biznesmenit Behgjet Pacolli shumën e paguar për pronësinë mbi hotelin “Grand”. Ky vendim u bë me dije nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila njoftoi se Pacolli e ka fituar rastin në Arbitrazh.
-
Ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare ish-kryeministri grek, Kostas Simitis
5 Janar, 07:42Ish-kryeministri grek Kostas Simitis, ndërroi jetë në moshën 88-vjeçare. Simitis pësoi atak në zemër dhe u dërgua në spital pa puls. Simitis ishte një nga figurat më të rëndësishme politike të Greqisë moderne, duke lënë pas një trashëgimi të pasur politike. Ai shërbeu si kryeministër i Greqisë nga 18 janar 1996 deri 10 mars 2004.
-
Media maqedonase: Maqedonia e Veriut duhet ta ketë zili Shqipërinë
4 Janar, 21:51Samiti i Komunitetit Politik Evropian do të mbahet në maj 2025 në Tiranë, ndërsa samiti i NATO-s pritet të mbahet në 2027 po në Tiranë, shkruan faqja maqedonase novatv.mk. Sipas shumë operatorëve Shqipëria po ecën me ritme të pandalshme. Vetëm këtë vit aeroporti i Tiranës këtë vit arriti të priste 10 milionë pasagjerë.
-
Greqi/ Arratisja e 2 shqiptarëve nga burgu i Kassavetias, policia 'në këmbë' për kapjen e tyre! Media: Janë parë nga qytetarët
4 Janar, 20:23Autoritetet greke janë në alert pas arratisjes së dy shqiptarwve, Romeo Qosja dhe Lefter Toçi, nga Burgjet Bujqësore të Kassavetias mbrëmjen e së enjtes (2 janar 2025).
-
NYT: Një lëvizje drejt krishtërimit në një tokë myslimane
4 Janar, 16:22Të konvertuarit në Kristianizëm në Kosovë, ku shumica dërrmuese e njerëzve janë myslimanë, shpresojnë të ringjallin një të kaluar para-islame që e shohin si kyç për identitetin e tyre evropian.
-
Sanksionet e SHBA për naftën serbe, Vuçiç do flasë me Putin! Takon ambasadorin amerikan në Beograd
4 Janar, 16:14Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka njoftuar anëtarët e qeverisë serbe se ShBA-ja do të vendosë sanksione të drejtpërdrejta gjithëpërfshirëse ndaj industrisë serbe të naftës dhe se për këtë problem do të bisedojë personalisht me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin pas datës 20 janar.
-
Kosovë/ KQZ: Mbi 2 milionë qytetarë me të drejtë vote në zgjedhjet e 9 shkurtit
4 Janar, 16:10Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë e ka certifikuar të shtunën listën përfundimtare të votuesve brenda dhe jashtë Kosovës, dhe ka bërë të ditur se 2 milionë 75 mijë e 868 votues do të kenë të drejtë vote në zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit.
-
Vuçiç: Kurti e konsideron Listën Serbe armiken më të madhe
4 Janar, 16:05Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka thënë të shtunën se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e konsideron Listën Serbe - partinë më të madhe të serbëve në Kosovë – si armiken më të madhe, dhe ka paralajmëruar rritje të presionit të vendit të tij lidhur me Kosovën.
-
Arratisja e dy shqiptarëve nga burgu i Kassavetias, mediat greke: Si ka mundësi që kriminelë me një histori të tillë të marrin leje
4 Janar, 13:12Mediat greke, por dhe oficerë policie kanë reaguar ashpër pas arratisjes së dy 41-vjeçarëve shqiptarë nga burgu i sigurisë së ulët të Kassavetias
-
Beteja ligjore mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Serbe
3 Janar, 22:29Lëvizja Vetëvendosje (LVV) e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti nuk heq dorë nga qëllimi për të kundërshtuar pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhjet e 9 shkurtit, dhe të enjten ka paraqitur përsëri ankesë kundër vendimit të Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) për ta certifikuar këtë parti dhe ka kërkuar anulimin e tij.
-
Rreziku nga Rusia, ish-ministrja e Jashtme: Perëndimi urgjentisht ta pranojë Kosovën në NATO
3 Janar, 22:12Ish-ministrja e Jashtme Meliza Haradinaj ka kërkuar nga Perëndimi që sa më parë të pranojë anëtarësimin e Kosovës në Aleancën Veri-Atlantike, pasi vetëm në këtë mënyrë do të shmangej rreziku i ndikimit rus për përplasje të reja në Ballkan.
-
Masakra me 12 viktima, malazezët protestojnë para qeverisë, kërkojnë përgjegjësi për tragjedinë
3 Janar, 21:15Disa qindra malazezë kanë protestuar të premten pranë ndërtesës së Qeverisë së Malit të Zi në Podgoricë, duke kërkuar përgjegjësi nga udhëheqësia politike e sistemit të sigurisë, pas vrasjes së 12 njerëzve më 1 janar në Cetinje.
-
Albin Kurti s’flet më për bashkim kombëtar, thotë se Kosova e Shqipëria si dy Republika duhet ta bëjnë shekullin 21, shekullin shqiptar
3 Janar, 20:24Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përfundimisht ka hequr dorë nga ideali i tij për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.
-
Amer Kapetanoviç, kapiteni i ri i Bashkëpunimit Rajonal
3 Janar, 20:25Diplomatët e rajonit dhe stafi i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC) në Sarajevë mirëpritën sot një figurë të njohur të diplomacisë rajonale, Amer Kapetanoviç, në rolin e tij të ri si Sekretar i Përgjithshëm.
-
Ish-pjesëtari i UÇK-së mbërrin në Kosovë pasi u lirua nga burgu në Serbi
3 Janar, 19:56Ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hasan Dakaj, ka mbërritur në Kosovë të premten pasdite, pasi u lirua nga paraburgimi në Serbi, ku ishte mbajtur për një vit nën akuza për krime lufte, kanë konfirmuar familjarët e tij.