Psy “Gangnam Style” ka humbur vendin e parë, të cilin e mbajti për pesë vite me radhë për sa i përket video-s më të klikuar në Youtube.
Kënga e këngëtarit nga Koreja e Jugut ka qenë videoja e parë e cila arriti të “thyente” edhe kodimin e Youtube, duke detyruar kompaninë të rishkruante algoritmin.
Por tashmë vendin e parë e ka marrë kënga e Wiz Khalifa dhe Charlie Puth, “See You Again”, këngë e cila u shkrua për filmin “Furios 7” dhe deri në këto momete është parë 2,895,373,709 herë.

(Skena finale e Furios 7, e cila është edhe në videoklipin e këngës "See you again")
Kënga është shkruar si një dedikim për aktorin Paul Walker, i cili u nda nga jeta në një aksidenti me makinë, përpara se filmi të kishte mbaruar xhirimet.
Videoklipi i këngës shfaq skenën finale të filmit “Furios 7”, në të cilën dy personazhet kryesore, Domenic Toretto (Vin Diesel) dhe Brian O’Conner (Cody Walker, i cili luajti skenat e pa xhiruara të vëllait të tij Paul) duke udhëtuar me makinë krahë për krah dhe duke i buzëqeshur njëri- tjetërit për herë të fundit përpara se rrugët e tyre të ndaheshin.

(Dhjetë këngët më të klikuara në Youtube)
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com