TIRANË- Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e kësaj të shtune në autostradën Tiranë- Durrës, ku një shoferi ka humbur kontrollin e për pasojë mjeti ka dalë nga rruga.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30. Burime për Report Tv bëjnë me dije se fatmirësisht nga aksidenti nuk ka pasur persona të lënduar.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti, teksa Report Tv sjell foto nga vendi i ngjarjes.