Asist nga Spanja, Italia kokë grupi për Botërorin 2026! Katër kombëtare ende në garë, shorti më 13 dhjetor
Kombëtarja e Italisë në futboll
Pas dy mospjesëmarrjeve radhazi, Italia futet si kokë grupi në shortin e Kupës së Botës 2026. Siguria është matematikore për skuadrën e trajnerit Spalletti, që kur kanë mbetur edhe 2 ndeshje nga përfundimi i edicionit kryeson grupin e saj në Ligën e Kombeve me 10 pikë.
Italinë e ndihmoi edhe Spanja, që pas suksesit ndaj Serbisë, kualifikoi Moratën dhe shokët e tij në çerekfinalet e turneut. Në fakt, edhe nëse do të përfundonin në vendin e tretë në grup, “të kaltrit” do të dilnin për shkak të renditjes së FIFA-s, në të cilën kanë përpara vetëm Anglinë, Portugalinë (të cilave u duhet vetëm një pikë) dhe Holandën.
Shorti kualifikues për Kupën e Botës 2026 varet nga Liga e Kombeve. Kokat e serisë janë 8 skuadrat e kualifikuara për çerekfinalet e Ligës së Kombeve dhe 4 më të mirat sipas renditjes së FIFA-s. Me rezultatet e mbrëmshme, Gjermania dhe Spanja (tashmë në çerekfinalen e Ligës së Kombeve), Franca, Belgjika, Anglia, Portugalia, Italia dhe Holanda janë koka grupi. Mungojnë edhe 4: Kroacia dhe Zvicra janë shumë afër, ndërsa dy vendet e tjera do të diskutohen mes Hungarisë, Polonisë, Serbisë dhe Danimarkës.
Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih. E vetmja mënyrë e sigurt për të shkuar në Kanada-SHBA-Meksikë 2026 është vendi i parë në grup, 12 të dytat e grupit dhe 4 më të mirët nga Liga e Kombeve do të garojnë për 4 vendet e tjera përmes play-off.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
65.8%
-
PD
13.9%
-
Partitë e vogla
20.2%
Vota total: 1057
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Etnik Brruti zgjodhi Kombëtaren, Armand Duka i përgjigjet kritikëve në Kosovë: U ndje shqiptar, uroj ta ketë vizën në kohë
12 Mars, 10:15
-
Makthit i vjen fundi, Paul Pogba përmbush dënimin dhe kërkon rikthimin në fushë
11 Mars, 14:15
-
'Grindjet' vëllazërore vijojnë, Sylvinho i prish punë Kosovës? Kërkon në Kombëtare sulmuesin e Lazios
11 Mars, 12:44
-
Brruti merr pasaportën, mësohet lista me 25 emrat e ftuar nga Sylvinho për sfidat kundër Anglisë dhe Andorrës! Shqetëson prapavija
11 Mars, 09:26
-
VIDEO/ Infantino argëton Donald Trumpin, i tregon si hapet me çelës trofeu i Kupës së Botës për Klube
8 Mars, 21:51
-
Risi nga Sylvinho për Botërorin, kapiteni i Dardanëve zgjedh Kombëtaren! Rebelohen te Kosova: Duka dhe FSHF të ndalen
8 Mars, 16:42
-
Miratohet rregulli i ri për portierët, s'ka më mbajtje topi pa limit në zonë
2 Mars, 15:36
-
Shembulli që ndoqi FSHF për 'Final 4' një dështim, Belgjika heq fazën play-off për të shpallur kampionin sezonal
28 Shkurt, 11:57
-
Liga e Kombeve/ Dy humbje në kaq ndeshje, Kombëtarja e vajzave përmbyset 5-1 nga Çekia
26 Shkurt, 13:16
-
Organizimi i Euro 2027 nga Shqipëria dhe Serbia, Ceferin: Ballkani si 'bombë me sahat', sporti mbi politikën
25 Shkurt, 10:07
-
Ceferin hedh poshtë hipotezat: Finalja e Champions League nuk do zhvillohet jashtë Evrope
24 Shkurt, 19:45
-
Champions League/ Plotësohet panorama, skuadrat mësojnë rivalët e mundshëm në fazën e 1/8! Real e Bayern rrezikojnë derbin
20 Shkurt, 09:19