Etnik Brruti zgjodhi Kombëtaren, Armand Duka i përgjigjet kritikëve në Kosovë: U ndje shqiptar, uroj ta ketë vizën në kohë

Etnik Brruti zgjodhi Kombëtaren, Armand Duka i përgjigjet kritikëve në Kosovë: U ndje shqiptar, uroj ta ketë vizën në kohë

Armand Duka, kreu i FSHF-së dhe Etnik Brruti

Etnik Brruti, mesfushori i Malishevës në Superligën e Kosovës zgjodhi të luante për Shqipërinë, duke lënë Kosovën U-21 paçka se mbante shiritin e kapitenit. Djaloshi 21-vjeçar pati shumë kritika në Kosovë për këtë vendim, ndërsa për herë të parë për këtë çështje foli edhe Armand Duka.

Kreu i FSHF-së tha se dera e Kombëtares është e hapur për këdo që e ndjen veten shqiptar. Ai shtoi se kanë aplikuar edhe për vizën angleze, që do të thotë se Sylvinho e dëshiron gati mesfushorin për dy ndeshjet e marsit kualifikuese për Kupën e Botës 2026. Më 21 mars Kombëtarja luan kundër Anglisë në Londër, teksa tre ditë më vonë në Tiranë mbërrin skuadra e Andorrës. Sfidat vlejnë për Grupin K kualifikues.

"Kalimi i lojtarëve nga Kosova te Shqipëria (rasti i Brrutit) - Pashë një status të babait të lojtarit dhe mendoj që ishte i duhuri. Akuza për mua apo FSHF-në ka në të dyja drejtimet, pse e keni marrë këtë lojtar apo pse nuk e keni marrë. Edhe kur i merr, edhe kur nuk i merr, gjysma e njerëzve janë pro dhe gjysma kundër. Nëse je i bindur që ke bërë më të mirën, duhet të vazhdosh ta bësh.

A e kam marrë unë Brrutin? Unë jam një nga ata që vendos për politikat e FSHF-së dhe një nga politikat tona është që dera e Kombëtares është e hapur për këdo. Ne marrim vetëm futbollistët shqiptarë, kushdo që ndihet shqiptar luan për ne.

Marrëdhënia me FFK? - Kam marrëdhënie të mira me të gjitha federatat e Europës, kurse me Federatën e Kosovës kam marrëdhënie vëllazërore.

Etnik Brruti Në këndvështrimin sportiv, të gjithë ata që janë mbështetës të përfaqësueses së Kosovës mund të kenë një lloj të drejte, nëse futbollisti është një talent që mund të kishte kontribuar për ekipin që ata mbështesin. Në këtë këndvështrim kanë të drejtë. Në këndvështrimet e tjera nuk kanë të drejtë, sepse kushdo vendos vetë për veten. Nuk kemi pse mërzitemi, ne jemi bërë krenarë që Xhaka luan me Zvicrën, tani mërzitemi se pse Brruti luan me Shqipërinë. Brruti e ka marrë pasaportën dhe kemi aplikuar dhe për vizën angleze dhe uroj ta kemi në kohë.

Reagimi i trajnerit të U-21 të Kosovës - Nuk besoj se ka futbollistë që e kanë ëndërr të shkojnë në Rusi, po pa dyshim që nuk mund ta refuzojë një klub rus. Futbollistët kanë ëndërr të shkojnë në perëndim, në Angli, Gjermani, Itali, Spanjë, Spanjë. Por nëse karriera i çon në Rusi, mund të luajnë dhe aty. Nuk është ai qëllimi, qëllimi i djalit është që i ka pëlqyer të luajë me Shqipërinë. Ka dhe një shans të madh, ne do jemi pjesë e Kampionatit Europian U-21 2027.

Nëse vazhdon karrierën mirë, do të luajë në finalet e këtij kampionati, në karrierë nuk të jepet shumë mundësia kur luan me ekipe relativisht të mesme apo të vogla. Çfarë i ofron Brruti Silvinjos? Teknikisht nuk e njoh, vendosin trajnerët, drejtori teknik i FSHF-së. Nuk e kam parë ndonjëherë. Nuk kam formimin e duhur për ta njohur teknikisht", tha Duka për RTSH.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 17 Mars, 09:11

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?



×

Lajmi i fundit

'Gërdeci'/ Ngjela për Report Tv: Berisha desh vdiq, doli si kufomë, ai dhe familja drejtonin biznesin! Pres që SPAK ta çojë çështjen deri në fund, erdhën prova të reja

'Gërdeci'/ Ngjela për Report Tv: Berisha desh vdiq, doli si kufomë, ai dhe familja drejtonin biznesin! Pres që SPAK ta çojë çështjen deri në fund, erdhën prova të reja