Gjykata e Posaçme pranon gjykim të shkurtuar për 3 persona e marrë të pandehur për dosjen e Plumbit të Artë.

Agim Gjini, Elvis Koçi dhe Ilirian Feçi përfituan gjykim të shkurtuar, ndërsa  u rrëzua kërkesa për gjykim të shkurtuar për të pandehurit e tjerë.

Seanca e radhës u la për në datën 17 tetor.

Pjesë e këtij grupi janë Nuredin Dumani, Henrik Hoxha, Skerdi Tase, Enver Diva, Besjan Xhixha etj.

Operacioni “Plumbi i Artë” u zhvillua në mars të 2022, ku Nuredin Dumani, Henrik Hoxha, Skerdi Tase dhe së fundmi Erion Alibej fituan statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, ku përmes dëshmive të tyre, zbardhën një sërë krimesh të rënda.