-
Bojkoti i avokatëve/ GJKKO kërkon ndërhyrje ligjore, shkresë KLGJ-së, Ministrisë së Drejtësisë e Kuvendit: 462 seanca të dështuara që nga shtatori
GJKKO kërkon ndërhyrje ligjore për t’i dhënë fund bojkotit të avokatëve, që sipas saj ka shkaktuar dështimin e 462 seancave gjyqësore që prej 1 shtatorit. Duke e konsideruar bojkotin të paligjshëm, GJKKO i është drejtuar zyrtarisht Këshillit të Lartë Gjyqësore, Ministrisë së Drejtësisë dhe Kuvendit ku kërkon ndryshime ligjore që do të garantojnë vijimësinë e proceseve gjyqësore edhe në rastet e refuzimit kolektiv të mbrojtjes.
14 Tetor, 15:41 -
-
Dy standarde/ Prokurori Ols Dado thyen rregulloren e GJKKO, i bie celulari në mes të seancës për gjyqin Veliaj! Gjyqtarët asnjë reagim
Prokurori i posaçëm Ols Dado ka thyer rregulloren e GJKKO, e cila parashikon ndalimin e celularëve në sallë. Sipas GJKKO-së, rregullorja zbatohet për të gjithë, përfshirë gjyqtarët, prokurorët dhe gazetarët, por në fakt prokurori Ols Dado është lejuar me celular brenda në sallë.Burime për
13 Tetor, 11:58 -
Bojkoti ndaj rregullores/ Dumani në gjyqin e Veliajt: Të vijojë pa avokat, ka precedent nga Apeli
Në seancën për procesin e Erion Velijat, ku avokatët munguan për shkak të bojkotit, SPAK kërkoi që gjyqi të vijojë pa avokatë. Prokurori i posaçëm Altin Dumani mësohet se ka deklaruar gja
13 Tetor, 11:42 -
Bojkoti, gjobiten sërish avokatët e procesit ‘Veliaj’! Absurdi i GJKKO: I zëvendësojmë me juristë nga ndihma juridike falas! SPAK: Të vijojmë pa mbrojtës! Dado s’pyet për rregulloren, i bie celulari në sallë
GJKKO vendosi të thërrasë avokatë nga shërbimi i ndihmës juridike falas për të zëvendësuar mbrojtësit që bojkotuan gjyqin ‘Veliaj’, ndonëse ky shërbim parashikohet vetëm për kategori të caktuara. SPAK kërkoi që gjyqi të vijojë pa avokatë, por GJKKO tha se do të shprehet në një moment të dytë. Avokatët u gjobitën me nga 10 mijë lekë të rinj, Veliajt iu pezulluan afatet e paraburgimit.
13 Tetor, 11:10 -
SPAK operacion kundër trafikimit të emigrantëve, 7 të arrestuar mes tyre dhe dy efektivë policie! BKH kontrolle në disa ambiente (EMRAT)
Shtatë masa sigurie të lëshuara nga SPAK me vendim te GJKKO, janë ekzekutuar nga policia, në kuadër të operacionit kundër një grupi të dyshuar kriminal, që trafikonte emigrantë drejt Malit të Zi, kundrejt pagesës.
13 Tetor, 08:56 -
Bojkoti ndaj rregullores ‘paralizon’ GJKKO-në, s’ka gjyqe prej shtatorit! Gjobiten me 20 mijë lekë të rinj avokatët e fraksionit së dosjes ‘Meta’, me 50 mijë të rinj ata të ARRSH-së! ‘Falen’ mbrojtësit e ‘Partizanit’
Bojkoti i avokatëve ka paralizuar prej më shumë se një muaji gjyqet në GJKKO. Gjykata gjobiti me 20 mijë lekë avokatët e dosjes Meta dhe me 50 mijë lekë ata të ARRSH-së, ndërsa Dhoma e Avokatisë ndëshkon ata që thyejnë bojkotin. Pasojat rëndojnë edhe mbi të pandehurit, të cilëve u pezullohen afatet e paraburgimit.
12 Tetor, 17:49 -
U dënua me 2 vite burg për fshehje pasurie, ish-kryeprokurori Adriatik Llalla kërkon pushimin e dënimit pas 5 vitesh në arrati: Është parashkruar
Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, i larguar në Itali para se dënimi me 2 vite burg për fshehje pasurie të merrte formë të prerë, kërkon pushimin e ekzekutimit të tij për shkak të parashkrimit.
12 Tetor, 16:39 -
Bojkoti ndaj rregullores censuruese/ Dështon gjyqi për ish-zyrtarët e ARRSH-së, GJKKO gjobit me nga 50 mijë lekë të rinj avokatët (VIDEO)
SPAK ka kërkuar gjithsej 50 vite e 6 muaj burg për 21 të pandehur të dosjes së njohur si “ARRSH” me të pandehur kryesor ish kreun e Autoritetet Rrugor Shqiptar Evis Berberi dhe ish zyrtarë të tjerë të lartë të Ministrisë së Infrastrukturës, në kohën kur drejtohej nga Belinda Balluku.
12 Tetor, 16:37 -
Bojkoti ndaj rregullores censuruese, shtyhet më 26 tetor gjyqi për ‘Partizanin’! GJKKO nuk gjobit avokatët
Gjyqi për dosjen ‘Partizani’ ku Sali Berisha, bashkë me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezin, janë të pandehur, është shtyrë për më 26 tetor. Shkak është bërë vijimi i bojkotit të avokatëve për shkak të rregullores së GJKKO. Të pranishëm ishin dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi dhe Xhimi Begeja, i akuzuar për pastrim parash.
12 Tetor, 13:57 -
Bojkoti në GJKKO, Blushi: Kuvendi e KLGJ ndërhyrje urgjente! Zgjidhni konfliktet (VIDEO)
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi kërkon ndërhyrjen urgjente të Kuvendit dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor për zgjidhjen e konfliktit mes GJKKO-së dhe Dhomës Kombëtare të Avokatisë.
10 Tetor, 16:30 -
'Mos krijoni precedent', avokati Lulzim Alushaj apel GJKKO-së: Po gabon me gjobat ndaj avokatëve, bojkoti është e drejtë kushtetuese!
Në reagimin e tij, ai vlerëson qëndrimin e gjyqtares Elsa Ulliri, e cila, sipas tij, nuk mbështeti gjobitjen e avokatëve, ndërsa i bën thirrje GJKKO-së të marrë në konsideratë praktikën e Gjykatës së Kasacionit italian, sipas së cilës pjesëmarrja në bojkot nuk mund të trajtohet si mungesë e pajustifikuar në seancë.
9 Tetor, 13:18 -
Mashtrimi me Call Center-at/ Pas Greta Gjocit, GJKKO pezullon për 6 muaj dënimin e Antoneta Malos, nënë e dy fëmijëve të mitur!
Antoneta Malos iu pranua kërkesa e depozituar nga avokati i saj, Sokol Tahiraj, për pezullimin me gjashtë muaj të ekzekutimit të dënimit, pasi është nënë e dy fëmijëve të mitur, 3 vjeç dhe 1 vit e 3 muaj.
9 Tetor, 11:30 -
Rrezikonte të lirohej prej bojkotit, GJKKO i gjen mbrojtësin dhe lë në arrest shtëpie administratorin e inceneratorit të Elbasanit! Dhoma e Avokatisë i pezullon për dy vite licencën Lefter Xhengos
Dhoma e Avokatisë i heq licencën për 2 vite, një avokati kryesisht i cili theu bojkotin dhe mori pjesë në seancën për masën e sigurisë për Lefter Xhengon, administratorin e inceneratorit të Elbasanit. Dhoma e Avokatisë toleroi vetëm me vërejtje avokatin që mori pjesë të enjten në seancën për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit ndaj Greta Gjocit, nënës me fëmijë 3 muajsh që u burgos pas vendimit të Gjykatës së Apelit.
9 Tetor, 10:19 -
-
-
Bojkoti ndaj rregullores së GJKKO, shtyhet për nesër masa e sigurisë për Leli Kajën! 60 mijë lekë gjobë avokatëve
Dita e premte, ora 09:00 është afati i fundit për masën e sigurisë ose në të kundërt, Kaja lirohet. Leli Kaja u arrestua nga agjentët e BKH-së në flagrancë pasi dyshohet se ka kërkuar dhe marrë nga administratori i një operatori ekonomik shumën prej 400.000 (katërqind mijë) lekësh.
8 Tetor, 13:39 -
Nëna me foshnjën 3-muajshe lë qelinë dhe rikthehet në shtëpi, GJKKO shtyn ekzekutimin e dënimit! Avokati ‘shkel’ bojkotin (VIDEO)
Gjykata e Posaçme ka vendosur këtë të enjte të shtyjë ekzekutimin e dënimit për 33-vjeçaren Greta Gjoci, e cila ishte në burg bashkë me foshnjën 3 muajshe. Gjoci tashmë do të lirohet deri sa fëmijë të mbushë 1-vjeç.
8 Tetor, 11:03 -
Operacioni për arrestimin e Agasit/ Meçe: Tregon se Policia jonë nuk qenka e blerë! Avokati: Blutë ruajtën momentin e duhur, edhe Toto Rina është mbajtur për orë të tëra në ndjekje
Avokati Përparim Caca dhe analisti Arben Meçe kanë diskutuar në studion e emisionit ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv mbi operacionin për arrestimin e Ergys Agasit dhe ish-punonjësit të Policisë, Uljan Shpataraku.Caca tha gjatë fjalës së tij se Policia ka ruajtur momentin e duhur pas disa orësh ndjekjeje pë
7 Tetor, 22:50 -
Operacioni për arrestimin e Agasit/ Karanxha: Gabimi që bëri biznesmeni dhe Shpataraku, ish-polici të mos fliste pa u njohur me provat! Petraj: Më duket si një triller i sajuar bukur
Mëngjesin e 26 gushtit një dron ishte vënë ‘në ndjekje’ të Ergys Agasit, i cili e filmonte dhe fotografonte teksa biznesmeni qëndronte në katin e dytë të njërës prej vilave në një kompleks rezidencial në Shkozet të Durrësit. Ajo do të ishte dita që do të çonte në prangosjen e Agasit dhe ish-punonjësit të Policisë, Uljan Shpataraku.
7 Tetor, 22:01