Familja Hyka nga fshati Godolesh i Elbasanit çdo ditë ngrihet duke falënderuar zotin për një ditë shtesë. Ata zgjohem me fjalën se kaloi edhe një natë. Nga çatia e shtëpisë ende pikon gjerba e shiut që pushoi vetëm në të gdhirë. Jashtë bën ftohtë, është acar.
7 pjesëtarët e familjes Hyka në fshatin Godolesh në Elbasan po nisin ditën e tyre të zymtë. Jeta është sjellë e pamëshirshme me ata, i ka vrarë. Fshati ndodhet vetëm 5 km larg qytetit. Edhe atje ka të varfër. Por një mjerim të tillë si kjo familje askush nuk e ka parë.
E gjithë ekzistenca e tyre është thjesht vetëm fat. Banesa është gjysmë e shembur dhe çatia e improvizuar nga e keqja gjysmën i ka rrasa e pjesën tjetër tjegulla. Një përpjekje për të mbuluar, shiun, borën, breshërin apo edhe zhegun në vapë. Brenda skamja nuk ka rrëfim. Të dridh mendimi se si njeriu mund të jetojë në këto kushte.
Më i moçmi, plaku Xhaferr Hyka është 85 vjeç. Tashmë fuqitë e kanë lënë. Ai është fjalë pakë. Tregon se bashkë me gruan marrin 50 mijë lekë të vjetra pension.
“50 mijë lek marrë skam gjë tjetër më, unë jam 85 vjeç gruaja nuk punon fare. Jemi në gjendje të dobët fare nuk ka kusht të na ndihmojë fare”, shprehet Xhaferr Hyka.
Anila Hyka, ka shumë frikë për 3 fëmijët e saj. I tmerrohet faktit se një ditë muret apo çatia mund të shemben dhe pasojat janë të frikshme. Ajo thotë se shiu i bie mbi kokë të fëmijve çdo natë.
“Jetojmë shtatë veta këtu, burri pa punë, s’ka ku të punojë, kam frikë për fëmijët”, thotë Anila Hyka.
I dorëzuar dhe i pashpresë duket edhe Dalip Hyka, që mban peshën e familjes me 7 anëtarë. Tregon se me lekët që marrin nuk i dalin për bukë. Ndërsa për një shtëpi të re ai i lutet zotit të paktën ta shohë në ëndërr.
"Jetoj me 40 mijë lekë edhe pensionin që marrin pleqtë. Ku ti çojë më parë, a të hamë bukë, a të paguaj dritat, shumë vështirë. Nuk kemi me ça të hamë bukë, skam krah hiç. Flemë gjumë më frikë”, thotë Dalip Hyka.
Edhe fëmijët e kësaj familje apelojnë për ndihmë, pasi edhe pse të vegjël e din hallin e prindërve të tyre. Jemi në prag të vitit të ri dhe një dhuratë për ta do të ishte një strehë e ngrohtë ku pikat e shiut t’i linin rehat në gjumin e tyre.
“Dua dhurata, dua shtëpi, babi nuk ka lekë”, shprehen fëmijët e vegjël.
Për familjen Hyka më shumë fjalë nuk kanë vend, por duke par realitetin e trishtë të kësaj familje nuk mbetet tjetër vetëm apeli i fëmijëve të kësaj familje, që ndoshta dikush do ti dëgjojë dhe uratën e bekimin e tyre të jetës do të marrë.
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com