Një grabitje me armë është regjistruar rreth orës 21:30 të së premtes në fshatin Qyrkan të Njësisë Administrative Mollas në rrethin e Elbasanit.

4 persona të armatosur me uniforma policie dhe të maskuar kanë grabitur një pikë karburanti dhe një banesë ngjitur me të, duke goditur me qytën e armës edhe pronarin që zotëronte edhe pikën e karburantit.

Qemal Shabani 70 vjeç është sjellë në kirurgjinë e Elbasanit si pasojë e goditjes që kishte marrë nga grabitësit.

Ai ka deklaruar se 4 persona të armatosur kanë sulmuar karburantin e tijnjë prej të cilëve ka mbajtur nën kërcënim rojen në pjesën e jashtshme dhe 3 të tjerë kanë hyrë në brendësi të banesës së tij ku nën kërcënimin e kallashnikovit dhe pistoletës i kanë 1500 Euro dhe 3 mln e 300 mijë lekë të vjetra.

Po sipas dëshmisë së tij, grabitësit kanë qenë me uniforma policie dhe të maskuar dhe pasi e kanë goditur me pjesën e pasme të pistoletës, janë larguar me një mjet nga karburanti duke marrë shumën e parave. 

"Ishte ora 21:30 e darkës kur katër persona hynë brenda në karburant. Rojen e kishin shtrirë në tokë dhe i kishin marrë celularin. Ndërkohë që kishin thyer derën në krahun e poshtëm dhe futen në shtëpi aty më thonë "mos luaj se policia", ndërsa më goditën në kokë me qytën e pistoletës. Mirë që nuk shtinë të paktën pasi armën ma vunë në kraharor. Morën kasafortën dhe ikën. Janë marrë 1 550 euro dhe 3 milionë 200 mijë lekë të vjetra", u shpreh 70-vjeçari i dhunuar. 

Grabitësit pasi kanë marrë shumën e parave janë larguar me një makinë, por roja që ka qenë në pjesën e jashtme të karburantit, nuk ka mundur të identifikojë targën e automjetit. 
dhunohet grabitet i moshuari elbasan
dhunohet grabitet i moshuari elbasan
(70-vjeçari i dhunuar, Qemal Shabani)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com