Ashtu siç edhe kishin paralajmëruar ekspertët e meteorologjisë, dita e sotme është shoqëruar me reshje të dendura shiu në zonat fushore ndërkohë që në ato të thellat malore janë rikthyer edhe reshjet e dëborës.
Fotot që shihni janë bërë sot në Kukës, konkretisht në zonën e Bushtricës, aty ku trashësia e borës ka arritur në rreth 15 centimetra, duke iu rikujtuar banorëve që jetojnë në zona të tilla se stina e Pranverës për ta akoma nuk ka ardhur.

Sipas banorëve, rënia e reshjeve të borës ka bërë që, temperaturat të bien nën zero gradë, pas reshjeve të dendura të shiut që ranë atje për disa ditë me radhë.

Parashikohet që edhe dita e nesërme të ketë po të njëjtat kushte meteorologjike, duke treguar se natyra në zonat e thella malore, në lartësitë mbi 800 metra mbi nivelin e detit nuk pyet se në çfarë stinë jemi, duke sjellë edhe ndryshime të theksuara të kushteve të motit, me paqëndrueshmëri, reshje shiu e reshje dëbore.

Duke parë ndryshimet e tilla, ekspertët e Emergjencave Civile vetëm një ditë më parë i bënë apel qytetarëve që të bëjnë kujdes, pasi moti do të kishte ndryshime të forta sa i përket temperaturave dhe sasisë së reshjeve që do të bien.

FOTO
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com