1765347200_011500646fe019e6415e947a58f7c952170eb4fed.webp

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se negociatat me palën amerikane po zhvillohen në mënyrë konstruktive. Duke iu referuar bisedimeve që po mbahen në Miami, Florida, Zelensky shkroi në rrjetet sociale se “negociatat me palën amerikane janë konstruktive”, ndërsa konfirmoi në platformën X se gjatë ditës ishin parashikuar takime të tjera me delegacionin amerikan dhe të dërguarit e presidentit Donald Trump.

Sipas tij, puna mbi dokumentet që lidhen me përfundimin e luftës, garancitë e sigurisë dhe rindërtimin e Ukrainës vijon. “Çdo pikë po shqyrtohet në detaje dhe diskutimet me palën amerikane janë konstruktive. Kjo është e rëndësishme”, theksoi Zelensky.

Ai shtoi se në tryezë është edhe çështja e kalendarit, pra afatet e mundshme për marrjen e vendimeve konkrete, duke bërë të ditur se pret detaje të mëtejshme nga përfaqësuesit e tij në terren, Rustem Umerov dhe Andri Hnatov.

Në të njëjtën kohë, presidenti ukrainas u shpreh kritik ndaj Rusisë, duke theksuar se nga Moska po vijnë vetëm “sinjale negative”. Ai përmendi sulmet përgjatë vijës së frontit, krimet e luftës në zonat kufitare dhe sulmet e vazhdueshme ndaj infrastrukturës ukrainase.


Lajmi kryesor:

Moska: Nuk po përgatitet asnjë takim trepalësh me Shtetet e Bashkuara dhe Ukrainën! Ushtria ukrainase: 50 civilë të rrëmbyer nga rusët